• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi i kërkon Britanisë njohjen e pensioneve të emigrantëve

by A R
24/01/2017 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Londra, ku mori pjesë në punimet e Forumit të nivelit të lartë për Edukimin, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi tha se Shqipëria është marrë model për përpjekjet e mëdha që ka bërë në fuqizimin e edukimit profesional, për rritjen e interesit nga të rinjtë për t’u kualifikuar, si dhe për rënien e shifrave të papunësisë përmes këtij mekanizmi.

Duke folur përpara kolegëve nga e gjithë bota, mbi pikëpamjet dhe idetë për sfidën e përbashkët të zhvillimit të arsimit, Klosi informoi mbi vizionin dhe rëndësinë që i ka dhënë qeveria e majtë e Shqipërisë arsimimit, për t’i lidhur të rinjtë më shpejt me tregun e punës.

“Qeveria shqiptare nuk e sheh edukimin profesional si një edukim më shumë, por si një mekanizëm të rritjes ekonomike”, ka thënë Klosi raporton tch, duke njohur të pranishmit me shifrat konkrete të nxënësve që kanë preferuar të ndjekin arsimin profesional.

Në Londër, ministri Klosi u prit edhe nga Sekretari britanik i Emigracionit, Robert Goodwill, të cilin e njohu me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria “Rama”. Mes tyre është folur edhe mbi komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, duke u fokusuar te problematika e dokumentacionit të qindra shqiptarëve që jetojnë në ishull, për të cilën u shpreh vullneti për një zgjidhje të shpejtë.

Nga ana e tij, Sekretari Goodwill vlerësoi dhe përgëzoi ministrin Klosi për zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe progresin e bërë në këto 3 vite, duke përshëndetur në veçanti për Reformën kurajoze në Drejtësi.

Një vend të veçantë në bisedime zuri edhe kërkesa e ministrit shqiptar për arritjen e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore, e njohur ndryshe si marrëveshja e pensioneve, që do t’u vijë në ndihmë mijëra emigrantëve shqiptarë, të cilët vitet e punës i kanë të ndara mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Në fund, Klosi e ftoi sekretarin Goodwill për një vizitë zyrtare në Shqipëri, që do të ishte e dyta e rëndësishme pas asaj të Sekretarit britanik të Mbrojtjes, pak muaj më parë. Goodwill mirëpriti ftesën dhe e vlerësoi Shqipërinë si partner strategjik në rajon./a.m.

Next Post
Granit Xhaka përfundon në rajon… ja për çfarë akuzohet

Granit Xhaka përfundon në rajon... ja për çfarë akuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

Kalimi direkt në votim, Flamur Noka i grabit kartonët deputetëve të mazhorancës

October 22, 2026
Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

Deputeti i PD shtyn ish-ministrin, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë edhe Çuçin

October 22, 2026
“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

LIVE! Kaos dhe përplasje në Kuvend, deputetët e PD hedhin shishe uji e sende drejt Peleshit dhe Ballës

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In