• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi-Donald Lu, ndeshje basketbolli me të rinjtë e PAK

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë organizoi aktivitetin sportiv “Gara për Jetën”, ku persona me aftësi të veçanta, me karroca me rrota zhvilluan një ndeshje basketbolli. Pjesë e ekipeve respektive të basketbollit u bënë edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, si dhe ambasadori i SHBA­së në vendin tonë, Donald Lu, të cilët po ashtu të hipur në karroca me rrota kanë luajtur një pjesë të lojës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte pikërisht sensibilizimi i të gjitha institucioneve dhe aktorëve me të drejtat e PAK, duke përcjellë njëkohësisht mesazhin se, pavarësisht aftësive që zotëron, çdokush duhet të ndihet i barabartë në shoqëri. Gjatë këtij aktiviteti, ministri Klosi dhe ambasadori Lu zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësues të PAK­së, ku u njohën më nga afër lidhur me problematikën që shoqëron këtë shtresë të shoqërisë.

Në fjalën e tij, ministri Klosi vlerësoi se situata me të cilën përballen sot personat me aftësi të kufizuara, që të marrë një zgjidhje përfundimtare kërkon disa ndërhyrje rrënjësore që shkojnë përtej trajtimit financiar. “Ne duhet të zgjidhnim problematikën shumë të vjetër në vendin tonë, ku raportit i shtetit me personat me aftësi të kufizuara kalonte vetëm nga pagesa kesh, pra paratë që shteti iu jepte personave me aftësi të kufizuara. Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh, sepse sado që të jenë ato para, sado që të jetë ajo vlerë, prapë është e pamundur që vetëm nëpërmjet saj të zgjidhen problematikat tuaja”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij. Prandaj, ai ka bërë të ditur se MMSR është duke punuar për të realizuar një sërë ndërhyrjesh në këtë drejtim, si ato që lindin nga zbatimi i detyrimeve ligjore, ashtu edhe për të rishikuar skemën e trajtimit dhe të shërbimeve. “Kemi filluar procedurat e prokurimit dhe ka filluar puna e ngritjes së databases që ndihmon të gjitha grupet dhe shtresat në nevojë, njerëzit me aftësi të kufizuara, që pagesa dhe shërbimet e aftësisë së kufizuar t’i shkojnë atij që i takon dhe të mos kemi abuzim në skemë. Po ashtu, të kemi dhe një histori të gjithsecilit dhe kushdo që abuzon në skemë të lërë gjurmë”, – tha Klosi.

Gjithashtu, ministri bëri të ditur se është duke u punuar për të realizuar edhe një reformë tërësore që ka të bëjë me personat me aftësi të kufizuara, e cila do shmangë rastet abuzive dhe do rrisë transparencën dhe nivelin e shërbimeve ndaj kësaj shtrese. “Reforma që ne po ndërmarrim për personat me aftësi të kufizuara, ndryshon komplet mënyrën sesi trajtohen kërkesat dhe çdo rast, ashtu edhe sesi kjo pagesë vërtetohet dhe përfitohet. Ajo që ndodh sot në realitetin shqiptar është një sistem me shumë hallka dhe me shumë problematika, ku ju duhet të shkoni në shumë vende të ndryshme për të marrë vërtetimin e paaftësisë dhe kjo ka sjellë një agravim të situatës dhe po ashtu një skemë që krijon hapësira për korrupsion. Prandaj, ne së bashku me Bankën Botërore do të fillojmë realizimin e këtij projekti që do fillojë me disa projekte pilot”, – u shpreh Klosi, ndërsa theksoi se një aspekt i rëndësishëm i trajtimit të kësaj kategorie është edhe riaftësimin nëpërmjet punës.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan, Donald Lu solli në vëmendje se të gjithë, pavarësisht aftësive që zotërojnë duhet të ndihen të barabartë, pasi me besim dhe optimizëm çdo gjë mund të arrihet. “Ishte një vajzë që do ta kujtoj gjithmonë, ajo kishte tumor në tru dhe duhet të vinte një helmetë të veçantë për ta mbrojtur, pasi kishte kriza të vazhdueshme dhe binte papritur në tokë. Nuk e di nëse ishte e vërtetë, por fëmijët e tjerë më kishin thënë se ajo nuk do të jetonte aq gjatë sa të rritej. Por çfarë do të prisje nga dikush që e jetonte jetën e saj me një aftësi të tillë të kufizuar? Unë do të kisha pritur që të ishte një person i depresionuar, me një mungesë entuziazmi dhe i papërfshirë me shokët e klasës. Por ajo ishte saktësisht e kundërta e kësaj. Ajo ishte plot jetë, ajo merrte pjesë me gëzim në të gjitha aktivitetet, nuk kishte asgjë që nuk besonte se mund të bënte, ajo buzëqeshte gjatë gjithë kohës dhe më dha një mësim që e kam mbartur me vete gjatë gjithë jetës. Ajo më mësoi se me qëndrueshmëri, me optimizëm dhe me pak ndihmë nga miqtë tanë, nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë dot. Jeta është ajo që t’i bën me të”, – tha ambasadori Lu.

PAK PAK-2 PAK-3

 

 

Next Post

Fiorentina rikthehet në garë për Taulant Xhakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In