Jurgen Klopp ka thënë se mezi po pret që të mbyllet afati kalimtar. Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se është i lodhur nga pyetjet rreth afatit kalimtar dhe mezi po pret që të mbyllet.
Ai tha se nuk po mund të besoj se sa shumë janë njerëzit të obsesionuar me transferimet në Angli.
“Mezi po e pres ditën kur do të mbyllet afati kalimtar. Nuk mund të besoj se sa shumë të obsesionuar jeni me këtë”, tha Klopp gjatë konferencës për media.
Por, Klopp e pranoi se Liverpool mund të përforcohet deri në fund, pasi tha se afati mbyllet me 31 gusht, citohet “Express”. (b.an)