Këshilli i Lartë Gjyqësor ka formuar trupën gjykuese për katër çështje në Gjykatën e Lartë.
KLGJ ka caktuar për këto çështje gjyqtarët Sokol Binaj dhe Albana Boksin. Binaj dhe Boksi janë gjyqtarë pranë Apelit të Krimeve të Rënda.
Trupa e gjyqtarëve do të shqyrtojë çështjet e ekstradimeve.
Nga KLSH shprehen se janë duke bërë përpjekje maksimale për të mbushur vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
/a.r