Këshilli i Lartë i Drejtësisë mblidhet sot, ndërsa në rendin e ditës është parashikuar edhe kërkesa e ministrit Ylli Manjani për inspektim ndaj gjyqtarit të Korçës, Stavri Kallço.
KLD do të vendosë sot për procedim të përbashkët disiplinor ose jo ndaj tij. Gjithashtu do të inspektohet ligjshmëria e punës së gjyqtarit Kallço. Kërkesa për inspektim vjen pas denoncimeve publike për gjyqtarin. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar për paligjshmëri në punën e gjyqtarit.









