• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klasifikim dramash

by
04/09/2015 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi

Kemi shpëtuar për një rastësi të pastër, nga fluksi biblik i refugjatëve të luftës, të cilët mesa duket, nuk kanë gjetur në tokën shqiptare, logjistikën dhe infrastrukturat për të lëvizur drejt Veriut të Europës. Megjithatë i jemi “bashkuar” karvanit të të dëshpëruarve të luftës në Siri e Irak, duke kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian.

Këto orë koshienca e botës së pasur është dominuar nga imazhi tronditës i një fëmije të mbytur, që e kanë nxjerrë dallgët në brigjet e Mesdheut. Është imazhi i pamundësisë, i paralizës dhe amullisë që po tregon Europa ndaj krizës

Teksa e krahasojnë me atë pamje fatale, mikpritësit gjermanë, francezë apo italianë, e kuptojnë pak ose aspak turravrapin tonë si popull, drejt një destinacioni që kujtohej i harruar qysh me eksodin e anijeve apo të ambasadave në Tiranë. Edhe fati i keq është një nocion relativ. Ka hallexhinj, por ka edhe nga ata që s’kanë ku të fusin kokën.

Në një intervistë për Javaneës dje, ambasadori gjerman Helmut Hoffman drejtonte një mesazh të qartë de pa ekuivok, se cili është pritoriteti i qeverisë gjermane në këtë moment, sa i përket politikave migratore. Hoffman shprehet se së shpejti vendi ynë do të hyjë në listën e gjatë të vendeve që konsiderohen si vend i origjinës së sigurtë. Që do të thotë se krahasuar me refugjatët e mjerë të luftës siriane, shqiptarët gjithashtu të varfër ekonomikisht, por pa një luftë në atdheun e tyre, do të kthehen mbrapsht nga erdhën.

Ka një konotacion dramatik dhe të pakëndshëm kjo mpleksje e fatit tragjik të popujve në luftë, me dëshirën për një jetë më të mirë që i shtyn migrantët ekonomikë të Ballkanit Perëndimor, që të marrin rrugën drejt Europës Veriore. Janë dy vektorë, dy realitete, dy histori dhe dy fate, që kanë origjina krejt të ndryshme. E megjithatë duket se njëra fatkeqësi e madhe, ajo e luftës në Lindjen e Mesme, ka gjeneruar dhe ka lëvizur nga vendi dramat e vogla dhe të mëdha sociale të Ballkanit Perëndimor. Një rajon ku prej vitit tashmë të largët 1999, nuk dëgjohet më krisma e armëve. Por që mesa duket vazhdon të konsumojë luftën e heshtur për të dalë nga skamja dhe degradimi ekonomik e social. Por a i bindim dot miqtë tanë europianë se kaq mjafton për të lënë shtëpitë dhe për t’u bartuar me plaçka në krah drejt Europës, si në sezonin e dramave që pasuan renien e Murit të Berlinit?! A jemi bindës në dramën tonë që duket e vogël, kur e ve përballë fëmijës trevjeçar që deti e nxorri në një breg të shkretë?!

Next Post

Dhjetë koincidencat më të çuditshme në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

Miratohet me 84 vota projektligji për pagat e magjistratëve, hyn menjëherë në fuqi

September 18, 2026
Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

Flamingot e hershme të Shtëpisë së Verdhë

September 17, 2026
“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

“Besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve”/ Djali i Hashim Thaçit dhe ai i Kadri Veselit krah njëri-tjetrit në protestë

September 17, 2026
Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

Çështja e pagave, Xhafaj: Reagimet gjyqtarëve kanë shkuar larg, kërkohet vetëpërmbajtje

September 17, 2026
Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

Deputeti i Albin Kurtit: Sa herë Tirana ka ndërhyrë në punët e Kosovës, na ka bërë dëm!

September 17, 2026
Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

Pagat e magjistratëve/ Bylykbashi: Projektligji shkel Kushtetutën. Manja: S’kemi diskutuar kurrë për uljen e tyre, por masën e rritjes

September 17, 2026
Vendimi i Hagës si moment reflektimi

Vendimi i Hagës si moment reflektimi

September 17, 2026
Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

September 17, 2026
Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

September 17, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

“Isha dakord të ngrihej Specialja, por…”, Berisha për dënimet e krerëve të UÇK-së: Rast unikal në botë

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com