• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dhjetë koincidencat më të çuditshme në botë

by Java News
04/09/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetë koincidencat më të çuditshme në botë

 

marktwain_cc_img_0-690x380Mark Twain dhe kometa “Halley”

Ardhja në botë dhe largimi nga kjo botë e shkrimtarit të njohur Mark Twain lidhen fort me historinë e kometës “Halley”. Twain ka lindur në ditën e shfaqjes së Kometës “Halley” në vitin 1835, dhe vdiq në ditën e shfaqjes së saj në vitin 1910. Ai vetë, e kishte parashikuar vdekjen e tij në vitin 1909, kur tha: “Unë erdha me mbërritjen e kometës “Halley” në vitin 1835. Ajo do vijë sërish vitin tjetër, dhe unë pres të shkoj me të”

Në të njëjtën kohë

Ndërsa banorët e Ruthwellit, në Dumfriesshire po shikonin një skenë në filmin “Rreth botës për 80 ditë”, e cila kishte të bënte me një balonë e cila ishte gati për t’u ngritur, televizorët e tyre u fikën nga një shkëputje energjie. Aty afër, linjat elektrike ishin dëmtuar. Një balonë si ajo e filmit ishte përplasur me to.

Viktima brez pas brezi

Në vitin 1899, një rrufe vrau në Taranto të Itali një burrë ndërsa qëndronte në oborrin e shtëpisë.  Tridhjetë vjet më vonë, djali i tij u vra po nga rrufeja në të njëjtin vend. Në 8 tetor të vitit 1949, Rolla Primarda, nipi i viktimës së parë, dhe djali i së dytit, u bë viktima e tretë në të njëjtën mënyrë.

Autori që parashikoi të ardhmen

Novela e shkrimtarit Morgan Robertson “Kotësia” e botuar në vitin 1898, kishte shumë ngjashmëri me kastastrofën e Titanikut. Libri shkruante për një histori të shpikur, ku kishte në qendër anijen “Titan”, e cila si Titaniku, përplaset me një ajsberg në një natë prilli, dhe në të cilën vdesin shumë njerëz. Të tjera detaje në libër, koiçidonin me historinë e vërtetë të Titanikut. Më vonë, ai shkroi një libër “Pas spektrit”, që përshkruante një luftë në të ardhmen me aeroplanë që mbanin “bomba diellore”. Vetëm një nga këto bomba mund të shkatërronte qytetin. Lufta në të vërtetë filloi në dhjetor, pas një sulmi tinzar të japonezve mbi Havai.

Pronari Umberto I dhe mbreti Umberto I

Rastësitë, jo gjithmonë janë të këndshme. Përkundrazi, për një pronar restoranti në Itali, koincidenca i solli vdekjen. Më 28 korrik mbreti i Italisë Umberto i I-rë, darkoi në një restorant në qytetin e Monzas. Më vonë u zbulua se pronari i restorantit ngjante identik me mbretin. Ai kishte  emrin Umberto, bashkëshortja e tij kishte emrin e mbretëreshës dhe restoranti ishte hapur në të njëjtën datë kur Mbreti Umberto i I-rë, ishte celebruar në postin mbretëror. Ditën e nesërme pronari i restorantit që mbante emrin e mbretit, u qëllua për vdekje. Kështu mbeti vetëm një Umberto, mbreti i Italisë.

Histori të njëjta, persona me të njëjtin emër

Dy persona me të njëjtin emër, kanë jetuar dy histori të njëjta. Kjo u zbulua rastësisht në vitin 1979, kur gazeta gjermane “Das Besteran”, bëri një konkurs për lexuesit e saj. Ata duhet të shkruanin histori të veçanta, por që duhet të bazoheshin në incidente të vërteta. Fituesi, Walter Kellner shkroi për një histori kur po fluturonte me avionin “Cessna 421” mes Sardenjës dhe Sicilisë. Ai tregon se për shkak të problemeve teknike, avioni u ul në det, kaloi në emergjencë e pastaj shpëtoi. Kjo histori u kontestua nga një austrian që mbante të njëjtin emër si ai, Walter Kellner. Sipas këtij, gjermani Kellner ia kishte vjedhur këtë histori atij. Ai kishte udhëtuar në “Cessna 421”, që kishte pasur probleme teknike dhe që ishte ulur mbi det. Gazeta i verifikoi të dy historitë, të cilat rezultuan së ishin të vërteta, edhe pse ishin pothuaj identike.

Vdekja thërret dy herë

Claude Volbonne vrau baronin francez Rodemire de Tarazone në vitin 1872. 21 vjet më vonë, babai i baronit u vra nga dikush tjetër i quajtur Claude Volbonne.

Më 23 shkurt të vitit 1746, një francez i quajtur Jean Marie Dubarry, u vra për vrasjen e babait të tij. 100 vjet më vonë, më 13 shkurt të vitit 1846, një tjetër francez, i quajtur gjithashtu Jean Marie Dubarry, u ekzekutua….për vrasjen e babait të tij.

Më 26 nëntor të vitit 1911, tre burra u varën në Greenberry Hill në Londër, pasi u dënuan për vrasjen e Sir Edmund Berry. Emrat e tyre ishin: Green, Berry dhe Hill. Ashtu si emri i kodrës ku u varën.

Kur rrufeja bie katër herë mbi të njëjtin person

Kot thonë që rrufeja s’bie dy herë në të njëjtin vend. Në historinë që do lexoni më poshtë, rrufeja ka rënë 4 herë në të njëjtin person. Oficeri britanik, major Summerford, u qëllua për të parën herë nga rrufeja ndërsa luftonte në betejën e Flandersit më shkurt të vitit 1918. Ai ra nga kali dhe u paralizua përkohësisht nga mesi e poshtë. Pas kësaj u tërhoq nga lufta dhe u vendos në Vankuver. Një ditë në vitin 1924, ndërsa peshkonte në lumë, rrufeja qëllon pemën nën të cilën ishte ulur majori Summerford dhe i paralizoi pjesën e djathtë. Dy vjet më vonë, ai ishte shëruar aq sa të bënte shëtitje në një park. Ishte ditë vere e vitit 1930, kur një rrufe bie sërish mbi të duke e paralizuar përkohësisht. Ai vdiq dy vjet më vonë. Por as vdekja nuk e shpëtoi nga rrufetë. Katër vjet më pas, një rrufe goditi varrezat dhe shkatërroi vetëm një varr. Jua merr mendja se i kujt ishte? I major Summerford.

 

Ngjashmëritë e Linkoln dhe J.F. Kennedy

Jeta

Lincoln-Kennedy# Të dy presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër

# Të dy kishin të njëjtën gjatësi

# Të dy studiuan juridik.

# Të dy kishin probleme të njëjta me sytë

# Të dy vuanin nga sëmundje gjenetike

# Të dy kishin shërbyer në ushtri

# Të dy s’kishin frikë nga vdekja dhe i përbuznin badigardët

# Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i qëlloje një presidenti. Linkoln ka thënë: Nëse dikush do që të marrë jetën time, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj. Kenedi ka thënë: Nëse dikush do të më qëllojë nga nga dritarja me një pushkë, askush s’mund ta ndalojë. Në anglisht këto fjali kanë të njëjtin numër fjalësh.

Vdekja

# Të dy presidentët u qëlluan në kokë, ditën e martë

# Të dy ishin ulur pranë bashkëshorteve kur u qëlluan.

# Linkoln u qëllua në teatrin “Ford”. Kenedi u qëllua në një produkt të Fordit, në një limuzinë “Linkoln”

# Zonja Kenedi insistoi që funerali i bashkëshortit të saj, të bëhej si ai i Linkolnit.

Vrasësit

# Të dy vrasësit përdornin tri emra: John Wilkes Booth dhe Lee Harvey Oswald.

# Të dy emrat e vrasësve kanë 15 shkronja

# Të dy vrasësit kishin lindur në mes viteve ’30. Booth në 1838, dhe Oswald në 1939-ën.

# Të dy vrasësit kishin një mungesë të figurës së babait në jetë. Babai i Booth, vdiq kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa i Owsald, vdiq para se ai të lindte.

# Booth qëlloi Linkolnin në teatër dhe u fsheh në një depo. Oswald qëlloi Kenedin nga një depo dhe u fsheh në një teatër.

# Të dy vrasësit u arrestuan nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker.

Famlja dhe miqtë

# Të dy presidentët u quajtën si gjyshërit e tyre

# Të dy ishin fëmijët e dytë të familjes

# Të dy u martuan me vajza 24-vjeçare brune.

# Të dy gratë vdiqën rreth moshës 64-vjeçare.

# Të dy gratë njiheshin për ndjekjen e modës

# Të dy gratë rinovuan Shtëpinë e Bardhë

# Të dy çiftet kishin nga katër fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç.

# Të dy çiftet humbën një djalë ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Willie Lincoln vdiq në moshën 12 vjeç dhe Patrick Kenedi, vdiq në moshën 2 vjeçare.

Next Post

FOTO-LAJM/ "Ramadan Kafsha" kapet kundravajtje por falet nga policët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

May 10, 2026
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nderon heronjtë e Luftës së Dytë Botërore në Pustec

May 10, 2026
Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

Përleshje masive në fushë mes tifozëve të AF Elbasanit dhe KF Tiranës, ndërhyn policia

May 10, 2026
Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

Rasti u publikua në revistën mjekësore “The Lancet”, ja kur u identifikua për herë të parë Hantavirusi në Shqipëri

May 10, 2026
“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

“Bypassi” në Elbasan/ Nisin procedurat për segmentin 4.2 km në Bradashesh, punimet do të zgjasin dy vite

May 10, 2026
Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

Takimi i ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 11 maj, në fokus dialogu Kosovë-Serbi

May 10, 2026
Memento

Memento

May 10, 2026
Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

Dhunohet sende të forta ish-kreu i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar

May 10, 2026
Subjekte të reja politike në zgjedhjet e 7 qershorit, përfundon afati i aplikimit për pjesëmarrjen

Subjekte të reja politike në zgjedhjet e 7 qershorit, përfundon afati i aplikimit për pjesëmarrjen

May 10, 2026
“Përfundimi i luftës në tryezë”, Irani i përgjigjet SHBA-së për propozimin e paqes

“Përfundimi i luftës në tryezë”, Irani i përgjigjet SHBA-së për propozimin e paqes

May 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In