• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klasa politike shqiptare dhe mosvotimi i reformës në drejtësi

by Moikom Zeqo
18/07/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Moikom Zeqo

Nëse dështon Reforma e Drejtësisë? Ende kam një shpresë, apo një ngulm të brendshëm se reforma nuk do të dështojë. Mos doni të thoni se 21 korriku i këtij viti do të jetë një ditë fatale për politikën shqiptare? Por ja që unë nuk jam as fatalist në substancë.

Reforma e Drejtësisë nuk mund të përcaktohet nga një diferencë kohore, pra në një pikëpamje të së ardhmes kjo reformë nuk mund dhe nuk duhet të dështojë. Është gati një kauzë. Dhe kauzat nuk zhbëhen. Por nëse vërtetë dhe formalisht dështon votimi i kësaj reforme në 21 korrik, nuk besoj fare se do të japë dorëheqje me këtë rast as Rama, as Basha, as Meta, dhe aq më tepër ai që nuk ka pse të japë në mënyrë absolute dorëheqje, ambasadori amerikan Lu.

Në një klasë politike të emancipuar dorëheqja do të ishte një reflektim i këtij emancipimi. Por klasa politike shqiptare nuk është e emancipuar. Në shumë raste ajo ka qenë një klasë parapolitike.

Si ka mundësi që me shpejtësi të madhe, mjerueshëm dhe pakuptueshëm u votuan nga PD dhe PS ndryshimet katastrofike dhe deformuese të Kushtetutës në 2008? Si ka mundësi që në atë lak kohor nuk doli në skenë fare “konsensusi”?

Tërë krerët e partive, sidomos të tri partive kryesore që zotërojnë spektrin politik shqiptar, si PD, PS dhe LSI kanë përgjegjësi për këtë situatë të tanishme. Por askush s’do të japë dorëheqje. Duhet të jepnin dorëheqjen të 140 deputetët e parlamentit. Por asnjëri prej tyre s’ka për të dhënë dorëheqjen.

Do të bjerë qeveria? Ndoshta! Nëse arrihen 71 vota nga pikëpamja formale kushtetuese qeveria nuk bie – ka gjasa që dhe mund të mos ndodhë një gjë e tillë. Ajo që nuk më pëlqen në politikën shqiptare është metafora e “shok-ut politik”, ose e “befasuese të panikut”. Këto nuk kanë të bëjnë me kulturën urbane dhe qytetarinë demokratike të politikës. Elementë të tillë mund të përdoren si alibi, ose si atu për të zhvendosur në një kohë tjetër votimin e reformës në drejtësi, pra për të justifikuar vonesën. Por në thelb kjo është një dinakëri fëmijërore, pa asnjë vizion dhe strategji të vërtetë.

Sidoqoftë, për tërë klasën politike shqiptare, për ata në qeverisje dhe për ata në opozitë, pavarësisht koeficienteve të mëdhenj apo të vegjël të gabimeve apo përgjegjësive, po ravijëzohet një “vdekje e bardhë politike”.

Dhe populli shqiptar, sipas sondazheve deri në 95 për qind reformën në drejtësi e përshëndesin si diçka jetike dhe absolutisht të domosdoshme dhe si një nga rastet më të rralla në histori edhe të stimuluar fuqishëm nga ndërkombëtarët, nga SHBA dhe BE. Ky është një realitet substancial politik popullor. Por krerët e partive politike bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë gjë principiale dhe të patjetërsueshme. Këtu qëndron dhe non sensi i tyre historik i këtij laku kohor, duke krijuar dilemën për të ardhmen.

Në politikë kërkohet një vizion i madh. Kërkohet dituri universale. Kërkohet vullnet i paepur politik. Nëse këto atribute mungojnë, unë mund të pyes: pse e kemi një klasë politike? Dhe pse e votojmë?

Gjakftohtësisht gjithashtu mendoj se mundësitë në politikë asnjëherë nuk mund të kufizohen. Rrugëzgjidhje ka dhe do të ketë përherë.

Edhe situata e tanishme që duket kaq e ngarkuar mund të thjeshtësohet nga një logjikë e fortë dhe nga një kthjelltësi vizionare.

Kjo është prova!

Next Post

Ahmetaj rrëzon Metën: Nuk shikoj domosdoshmëri për qeveri teknike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferi dëshmon para policisë: Isha i dehur, nuk meritoj të jetoj!

May 3, 2026
Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

Kreditë e buta në Tiranë, ekspertja tregon kriteret që ju skualifikojnë nga programi

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon sërish Rama: I gjithë vendi është në pikëllim, publikimi i pamjeve shton dhimbjen

May 3, 2026
​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

​”Duan të më vrasin”, rrëfimi tronditës i Cllevio: Jetoj në bunker

May 3, 2026
Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

Aksidenti tragjik në Durrës/ Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, u kap disa minuta më pas, ja çfarë deklaroi ai

May 3, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Dash Shehi kujton ’92: Ishim të zotë të rrëzonim diktaturën, por jo të ndërtonim shtetin

May 3, 2026
Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

Ndizet alarmi në Finlandë! Një dron i paidentifikuar shkel hapësirën ajrore pranë kufirit me Rusinë, nisin hetimet

May 3, 2026
Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

Ngjarja në Kepin e Rodonit, policia: 52-vjeçari nga Tirana humbi jetën pas rrëzimit me motomjet, bashkëshortja shpëton me plagë të lehta

May 3, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Tragjedia në Durrës, reagon Edi Rama: Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

May 3, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

Erion Braçe shpërthen pas tragjedisë në Durrës, kërkon ndryshime urgjente në Kodin Rrugor dhe Penal

May 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In