• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klani ‘Osmani’ financoi fushatën elektorale të PD më 2005

by Mero Baze
18/02/2022 18:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Klani “Osmani” ishte financuesi kryesor dhe garanti financiar i gjithë fushatës elektorale të Partisë Demokratike më 2005. Ata financuan pagesën nën dorë për një kompani lobimi amerikane si dhe më pas mbështetën gjithë shpenzimet personale të Seli Berishës, për tu shpërblyer pas fitores me marrjen nën kontroll të lojërave të fatit në Shqipëri.

Në Janar të vitit 2005 Partia Demokratike nënshkroi në Uashington një marrëveshje me shoqërinë BG&R për mbështetje në fushatën elektorale të vitit 2005. Ndërsa dilte nga zyrat e BG&R, ku Berisha sapo kishte firmosur kontratën, ishte shqetësuar dhe i çuditur, pse “këta” i donin 500 mijë me bankë dhe pjesën tjetër në cash. Në kontratën formale të nënshkruar pagesa do të ishte 500 mijë dollarë e ndarë nga 20 mijë dollarë për 25 muaj. Por jashtë kontratës do të paguheshin 1 milionë dollarë të tjerë. Damir Fazlici që na printe në korridorin e ndërtesës dukej i lumtur dhe po i jepte zemër Berishës se gjithçka do shkonte mirë.

Dhe Sali Berisha e kishte një zgjidhje në mendjen e vet.Për të siguruar pagesën formale, Sali Berisha organizoi një justifikim fondesh nga 25 degë të Partisë Demokratike të cilat gjoja do të grumbullonin nga 20 mijë dollarë. Operacioni ishte fals.

Më tej Damir Fazlic i cili ishte ndërmjetësi me BG&R tha se duhet të merrte pagesën formale prej 1 milion dollarësh në Tetovë. Paret u kaluan ilegalisht në kufirin shqiptaro maqedonas dhe dorëzimi i tyre u bë në Tetovë.

Lidhjet e Sali Berishës me familjen Osmani ishin më të herëshme. Në vitin 2002, mbesa e dytë e Sali Berishës pati nevojë për një ndërhyrje mjekësore të shtrenjte në Gjermani dhe ajo u mundësua në Hamburg aty ku vepron familja Osmani. Më pas lidhjet e tyre u forcuan dhe ata u bën garantët financiarë të fushatës elektorale të vitit 2005.

Pas fitores së Partisë Demokratike lojërat e fatit u futën tërësisht nën kontrollin e këtij klani. Ata ishin shitësit kryesor ta makinave të lojërave të fatit për kazinotë e lagjeve që u hapën në çdo cep rruge ndërsa një rrejt i gjerë lojërash të fatit nën kujdestarin direkt të djalit të Sali Berishës funksiononte jashtë vëmendjes fiskale të shtetit dhe sot janë njerëzit më të rëndësishëm të Klanit Osmani në Tiranë.

I njëjti klan kishte lidhje me një ministër të afërt me familjen e Rugovës në Prishtinë, të cilët po ashtu u përfshinë në biznese të përbashkëta me lojërat e fatit në Shqipëri.

Shkëlzen Berisha u bë njeri familjar i Klanit Osmani. Ai ishte jo vetëm i ftuari i tyre i përhershëm në Evropë por dhe mysafir tek shtëpia e tyre në Gjakovë gjatë një fatkeqësie ku shkoi për ngushëllime, çka tregon lidhjen e afërt personale me ta.

Lidhjet e reja që po dalin dhe me sekserë të tokave në bregdetin e Vlorës, e forcojnë dhe më shumë përfshirjen e Shkëlzen Berishës në bizneset e këtij grupi.

Tani që ky grup është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është vendosur nën sekuestro SPAK e ka për detyrë të hetoj gjithë partnerët e tyre në Shqipëri, njerëzit që kanë përfaqësuar bizneset e lojërave të fatit të lidhur me ta dhe natyrisht Shkëlzen Berishën. Kjo nuk është e gjitha çfarë ai ka bërë gjatë pushtetit të babait, por gjithçka që ka bërë Klani Osmani në Shqipëri e ka bërë nën pushtetin e babait të tij.

Next Post
Meta: Nëse do shkarkohesha në ‘Kushtetuese’, do i drejtohesha Gjykatës Europiane

Meta: Nëse do shkarkohesha në 'Kushtetuese', do i drejtohesha Gjykatës Europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

“Tym i bardhë” në Kosovë! LDK dhe VV arrijnë marrëveshje për presidentin, kandidat do të jetë Bekim Sejdiu

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com