• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klanet Berisha, Meta dhe Rama të lidhur me Arbër Çekaj

by Spartak Ngjela
11/03/2018 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Kokaina e kapur në Maminas mund të ketë brenda bashkëpunimin e të tremburve të mëdhenj: Berisha, Meta dhe Rama.

Gjithçka do të varet nga trafikanti në arrati Arbër Çekaj.

Po dhe Donald Lu nuk doli kot dje dhe e përmblodhi te trafikanti Arbër Çekaj goditjen e madhe. Po pse janë kaq të shkarë këta të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë: Frika t’i këtë katandisur deri në këtë pikë halli?

 

l.

Berisha, nga mënyra si po sillet për kokainën e Maminasit, kuptohet se është shumë i trembur, dhe po iu tregon ekspertëve të huaj se droga e zënë është e njerëzve të tij.

Pyetja është kjo: pse është gojëzënë Saliu për Arbër Çekajn, pronarin dhe tregtarin e makinës dhe të bananeve ku u gjetën 650 kg kokainë?

Pse thotë ambasadori amerikan që Arbër Çekaj, është peshk i madh?

 

Po të dimë të zbërthejmë këto pyetje, dalim te Sali Berisha dhe klani i tij.

Po si dalim te ky?

Po, si ka mundësi që Saliu dhe njerëzit e Saliut nuk flasin për tregtarin e madh të bananeve, Çekaj, por flasin për Ramën? Rama, pa Çekajn është e pamundur që ta bënte këtë trafik. Por dhe Çekaj vetëm me Ramën do t’i dukej i çalë trafiku prej 30 milionë Eurosh, prandaj ka dashur edhe mikun e tij Berisha. Arsyeja që e mbështet këtë logjikë është sasia e madhe e parave, e përdorur për blerjen e saj në Amerikën Latine.

Atëherë: Sigurisht që këta të dy diçka fshehin.

Tregtari na qënka tropojan i afërt i Berishës.

Po ku hyn Rama këtu?

Edhe Ramën e “tradhetoi” sjellja pas krimit të kapur. Fakti që ai tha se “këtë masë të madhe kokainë e kapi policia shqiptare vetë”, në një kohë që dogana shqiptare kishte informacion nga agjensitë amerikane, tregon se ka dashur të tregojë që ai nuk ka lidhje me të, sepse, po të kish, nuk do ta kapte. Por në fakt, tregoi të kundërtën.

Në lidhje me Ramën ka edhe diçka tjetër që del nga sjellja e tij: pse dhe ky, njëlloj si Saliu, nuk flet për tregtarin e madh të bananeve që është kapur edhe një herë tjetër me parë me trafik kokainë, por është lëshuar nga prokurorët e Saliut? Atëherë, logjika të çon të arsyeja e më sipërme: me Arbër Çekajn, punojnë të dy klanet- edhe klani Berisha edhe klani Rama.

E pra, ç’kanë këta të metë që, duke folur për njëri-tjetrin, indirekt provojnë se janë të lidhur me kokainën? Ende nuk e kanë mësuar këta që sistemi i të provuarit të një krimi e ka arsye kryesore sjelljen e autorit të krimit pas kryerjes së krimit?

 

ll.

Të njëjtë gjë po bën edhe klani Meta. Nuk flet për Arbër Çekajn, por vetëm për Ramën. Kuptohet se edhe për këtë është i njëjti hall: e ka të implikuar edhe ky klanin e vet në këtë trafik dhe po kërkon të shpëtojë klanin e tij, se paratë sigurisht që i ka humbur.

Por befas doli edhe ambasadori amerikan, Donald Lu, që foli e tha se Arber Çekaj është një peshk i madh. Po çne të jetë Çekaj një peshk i madh, kur ambasadori me këtë figurë para ca pak kohësh ka nënkuptuar të mëdhenjtë e politikës?

E pra, sigurisht që nënteksti është i qartë: me njeriun e madh të kokainës, të cilit Saliu, Rama dhe Meta, nuk ia përmendin fare emrin, kuptohet që janë lidhur klanet e të treve: i këtyre që dalin dhe nuk e përmendin.

Po fakte të tjetat bashkëpunimi a ka?

Me Ramën dhe Saliun njëherësh ka edhe tropojanë të tjerë që janë klientelë e dyfishtë; dhe punojnë e kanë punuar bashkë që nga viti 2003.

E pra; çfarë ndodh?

Fakti që Donald Lu dhe politika amerikane e do Arbër Çekajn në Shqipëri, patjetër që, në funksion të ish pushtetarëve dhe pushtetarëve të lartë, diçka e madhe po luan.

Të shohim kur Çekaj të vijë në Shqipëri.

Dhe mendoj që do të vijë shpejt, se këtë tha dje edhe Donald Lu direkt.

Por, këtu del edhe kjo pyetje:

Po ambasadori amerikan, pse u investua befas për një emër të panjohur si Arbër Çekaj?

Sigurisht, sepse ai kuptohet që ka të dhëna të sigurta operative të lidhjeve të korrupsionit të lartë shtetëror me trafikun e drogës..

Veçse, e gjithë kjo tablo na tregon dhe një diçka tjetër që është shumë e rëndësishme: që laku amerikan anti-korrupsion në Shqipëri po mblidhet dita-ditës për të qarkuar ligsht kapjen dhe likuidimin përfundimtar të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të lartë shtetëror.

Next Post
FOTOT/Carla Howe përshfaq format bombastike

FOTOT/Carla Howe përshfaq format bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com