• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kjo ka ndodhur me ne”/ Berisha e pranon: Tek ne kanë vjedhur të gjithë se kanë vjedhur presidenti dhe kryeministri

by Java News
17/03/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të Vlorës “sulmoi” dhe qeverinë, kryeministrin Rama dhe aferat e Incineratorëve, akset rrugore që sipas tij po vidhen nga kryeministri dhe qeveria.

“Ka një ligj që thotë, se po vodhi presidenti të gjithë vjedhin, po vodhi kryeministri të gjithë vjedhin. Kjo ka ndodhur me ne, kryeministri prin me vjedhje, kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 mln euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot, as në Tiranë, as në Fier, as në Elbasan.

Kryeministri merr portin e Durrësit. Gjen një arab miliarder dhe thotë me vete, pse të mos bëhen edhe unë miliarder. Dhe merr me arabin 820 mijë metra katrorë truall toke, pasuria më e madhe publike sot e shqiptarëve. Pra ky dhe e gjithë ky sekt që quhet rilindje nga mëngjesi deri në darkë vjedhin qytetarët. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 mln euro, me 137 fluturime, avioni i tij me dhomë gjumi luksoze.

Zotëria e tij lodhet shumë në një kohë kur nga 48 mbledhje qeverie, ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje, parazit si ky nuk ka Shqipëria. Kryeministri që nuk kryeson mbledhjet e qeverisë, që nuk i drejton mbledhjet e qeverisë, punon vetëm për vete dhe shkon në mbledhje vetëm kur merr vendime për veten e tij.

Pra, jemi prap tek rrogat. Po pse them unë tek rrogat. Se absolutisht rritja e rrogave duhet të jetë qëllimi më kryesor i një qeverie që beson se mirëqënia e qytetarëve të vendit tij është objektivi, detyrimi kryesor i tij, i një kryeministri që beson se të ardhurat që mbledh, borxhi që merr, pasuritë publike, para së gjithash duhet të shndërrohen në mirësi për qytetarët e vendit.

Më thoni mua, ku shkojnë paratë atëhere? Paratë e thashë edhe një herë, vidhen, por si vidhen.
Kjo rrugë që keni ju, nga hyrja e Vlorës gjer në Levan, me gjithë urat mbi Vjosë është ndërtuar me 2.3 mln euro kilometri, me para të bankave europiane. Sa e ndërton rrugën në fushë Edi Rama, 24 mln euro kilometri.

Greqia po ndërton autostradën Janinë-Kakavijë me 4 mln euro kilometrin, Edi Rama po ndërton rrugët anësore Lekaj-Fier, me 7.2 mln euro kilometri. Por këto janë para tuaja, që merren nga kafshata juaj, djersa juaj, e fermerëve, e punonjësve edhe e atyre që nuk punojmë se të gjithë paguajmë TVSH-në në ato që blejmë. Atëherë a mund të ecim ne në këtë rrugë të përgjumur? Jo kurrë, është në detyrimin tonë.”, deklaroi Berisha ne Vlore.

Duke pranuar me ne fund se nje gje e tille ka ndodhur dhe nen qeverisjet e tij, ne te cilat ka qene 5 vite President dhe 8 vite kryeminister i vendit, duke justifikuar keshtu dhe vendimin e SHBA qe e shpalli ‘non grata’ per korrupsion madhor. Me mire vone se kurre!/m.j

Next Post
Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

Renditja sipas shteteve/ Eurostat: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën dy herë më shumë se inflacioni në shkurt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In