Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se opozita në zgjedhjet e 14 majit do të futet për të çrrënjosur monizmin. Në një intervistë për emisionin “Log” ai u shpreh se kjo fushatë nuk udhëhiqet as nga ai, apo Berisha, por nga vetë kandidatët.
Me tej, Meta tha se nuk po bëjnë ndonjë sakrificë të madhe për faktin se ka bërë koalicion me Berishën.
Endi Xhafo: Si rakordoheni me Berishën?
Ilir Meta: Ne jemi në funksion të kandidatëve, janë ata që udhëheqin agjendën tonë, ndërsa të gjithëve bashkë na udhëheq një objektiv që është fitorja. Ky është një bashkim për fitore. Jemi përballë një regjimi monist dhe të gjitha bashkitë i ka një forcë politike. Ne rakodohemi vazhdimisht, por kjo nuk është e rëndësishme
Nuk ka asnjë lidhje kjo fushtë me fushatat e tjera. Ne jemi në një listë të përbashkët, bashkë me PDK, PBDNJ dhe nuk ka lidhje me atë të kaluarën.
Marsela Karapanço: Ku do jetë pika e takimit?
Ilir Meta: Ne jemi vazhdimisht në kontakte në takime. Tani është koha të flasim për kandiadtët. Në 14 maj nuk do votohet as Berisha, as Meta, as Rama. Aty do votohen kandidatet.
Neritan Alibeali: E shihni si betejë politike, apo beteje për pushtetin lokal?
Ilir Meta: Nëse do ishim në një situatë normale, këto do ishin thjesht zgjedhje lokale. Por situata është shumë e rëndë. Nuk ka asnjë këshilltar të opozitës. Kemi një shpërdorim të taksave. Mbi të gjitha do të çrrënjosim monizmin që në këto 4 vite ka qenë si asnjëherë më parë. Errësirë e plotë, korrupsion pa fund.











