• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

”Kjo është lufta e tretë botërore”/ Fino: Kriza e 97-ës ishte më e thjeshtë se pandemia e koronavirusit

by Java News
11/04/2020 17:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS dhe ish- kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino ka krahasuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 krizën e ’97 me atë të COVID-19.

Fino në radhë të parë shprehet se nuk mund të krahasohen pasi ’97 ishte krizë shumë më e thjeshtë për t’u menaxhuar dhe zgjidhur sesa COVID-19 i 2020 me pandeminë globale.

Sipas Finos atëherë ishte krizë vetëm e Shqipërisë kurse sot është e gjithë botës. Në ’97 rrëfen Fino Shqipëria kishte ndihmën e të gjithë miqve ndërkombëtare BE dhe SHBA për zgjidhjen e çështjes kurse sot të gjitha vendet luftojnë për veten e tyre dhe për të marrë sa më shumë respiratorë, maska dhe pajisje mbrojtëse.

”Viti ’97, si u menaxhua situata atëhere me situatën e sotme?

Unë mendoj që ka ndryshim të jashtëzakonshëm, nuk është e njëjta gjë. Dhe atëhere ishte një krizë shumë e rëndë por mos harrojmë ishte e Shqipërisë dhe jo globale.

Nga kjo pikëpamje ’97 ishte më e thjeshtë për të menaxhuar dhe zgjidhur. Jo vetëm unë si kryeministër por edhe europian dhe amerikan ishte në ndihmë të atij momenti kolapsi për ta kaluar.

Në rastin në fjalë është një epidemi mbarëglobale që të gjithë vendet luftojnë për veten e tyre. Sot vendet luftojnë kush të marrë më shumë respiratore, maska etj. Vende si Shqipëria i ka me pakicë, me defiçit, për mjekët dhe popullsisë.

’97 nuk mund të krahasohet me 2020. Menaxhimi i asaj krize ishte shumë më e thjeshtë dhe i kuptueshëm pasi qytetarët kishin dalë nga një skemë piramidale dhe populli ishte ngritur ndaj qeverisë së vet dhe ishin pushtuar gjithë depot e armatimit.

Nuk po them që nuk kishte vështirësi por ishte në një krizë copëtimi, vëllavrasje pasi të gjithë ishin të armatosur por ishte kriza jonë shqiptare, e lokalizuar. Duke e krahasuar dhe me këtë pandemi ndihma nga BE dhe forca shumëkombëshe në prill i dhanë mundësinë dhe ndihmë Shqipërisë për të përballuar krizën. Ishin prezente me forca ushtarake për të menaxhuar situatën. Për të patur qetësi dhe për të bërë zgjedhje të mirëkuptuara.
Prandaj them që ka ndryshim, ishte kriza e shqiptarëve dhe e përballuam si qeveri dhe vlen të falenderojmë miqtë ndërkombëtarë madje dhe takimet e mia në 6 muaj ishin intensive.”– tha Bashkim Fino.

Fino e ka konsideruar COVID-19 si luftën e lll-të botërore.

Ai është shprehur se që të dalim të fituar nga kjo luftë dhe të jetojmë gjatë duhet fillimisht vetëndërgjegjësimi dhe më pas respektimi i masave të vendosura nga qeveria të konsultuara me ekspertët.

”Jemi në kohë lufte”, jeni dakort me këtë ide?

“Term i gjetur, jam dakort. Edhe hsumë udhëheqës në botë e përdorin dhe ja jemi në luftën e lll botërore. Luftë e pabarabartë dhe e padukshme. COVID-19 ka qëllim të marrë jetë njerëzish dhe gjitha vendet duhet të marrin masa.
Virus që e gjeti botën të papërgatitur dhe kur gjen vende shumë të zhvilluara si SHBA, dhe të papëgatitura si Shqipëria. Të gjitha masat janë marrë dhe duhen zbatuar me rigorozitet. është luftë e padukshme. Duhet të jemi të kujdesshëm në familje nga ato që na thonë specialistët. Duhet të vetëndërgjegjësohemi nëse duam të jetojmë gjatë.” tha Bashkim Fino.

g.kosovari

Next Post
Presidenti i klubit italian, i infektuar me koronavirus: Doja ta mbaja si një rast personal, por…

Presidenti i klubit italian, i infektuar me koronavirus: Doja ta mbaja si një rast personal, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

Deputeti i PS publikon videon nga protesta: O moralistë! Si duhet të veprojë Policia nën këto sulme?!

October 31, 2026
Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

Presidenti polak Nawrocki hyn me forcë në Gjykatën e Lartë mes përplasjes për shtetin e së drejtës

October 31, 2026
Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

Përplasje e fortë mes tre makinave në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë persona përfundojnë në spital

October 31, 2026
Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

Bejko: Berisha kërkon të mbajë me çdo kusht monopolin e opozitës, përplasjet me të rinjtë mund të degjeneronin në dhunë

October 31, 2026
Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

Opozita në Poloni kërkon rrëzimin e qeverisë së Donald Tusk, propozohet një administratë teknike

October 31, 2026
Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

Marin Mema reagon për emrin e tij në listat e drejtuesve të protestës: Mos më përfshini…

October 31, 2026
Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

Gjekmarkaj sqaron përplasjet në protestë: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së

October 31, 2026
Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

October 31, 2026
Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

Shiu i rrëmbyeshëm dhe uji i policisë shpërndajnë protestuesit, bie pjesëmarrja në protestë

October 31, 2026
Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, Veliaj tregon dhuratën që themeluesi i PS i dërgoi në qeli: Më kujtoi edhe në ditët e tij më të vështira

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In