• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është historia e “Grupeve të vdekjes” në Botëror

by Java News
28/05/2018 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Botërori 2018 është duke ofruar me Kombëtaret më të mira në botë që do të përballen, por në to ka edhe “Grupe të vdekjes”.

Por, cila është historia e këtyre grupeve nder vite.

Portali Goal.com ka bërë një shikim të kësaj gjendje dhe ka zgjedhur disa grupe që janë cilësuar të këtillë në disa Botëror.

Çfarë është “Grupi i vdekjes”?

Një “Grup i vdekjes” është ai grup i cili në një garë ka numrin më të madh të skuadrave apo Kombëtarëve që janë të fuqishme dhe që duhet punuar shumë për të kaluar tutje.

 

Në Botëror, për shembull, ka dy vende kualifikuese që vendosin katër skuadra në secilin grup. Grupi i Vdekjes që vjen nga katër Kombëtare që kanë cilësitë të njëjta të tyre.

Cili është Grupi i Vdekjes në Rusia 2018?

Në Botërorin e sivjetmë kemi disa ndeshje interesante në tetë grupet por pak grupe e kanë këtë kuptim por është njëri që meriton vëmendje.  Është Grupi D

Grupi D: Argjentina, Islanda, Kroacia dhe Nigeria

Ndoshta këtë epitet të “Grupit të vdekjes” në Rusi është Grupi D, në të cilin bëjnë pjesë Argjentina, Islanda, Kroacia dhe Nigeria. Derisa kemi një numër të madh të skuadrave cilësore dhe të talentuar vetëm dy do të shkojnë tutje në fazën tjetër.

Dy herë fituesi i Botërorit Argjentina, të cilët ishin edhe finalistë më 2014, kanë Lionel Messin në rangun e tyre dhe ata konsiderohen favorit për ta fituar grupin, edhe pse nuk do ta kenë të lehtë. Kroacia më se shumti ka arritur në vendin e tretë në Botëror në vitin 1998, por pa dyshim është ekipi më i mirë pasi që në të ka talentë si Luka Modric dhe Ivan Rakitic.

Njëjtë, Nigeria është njëra prej Kombëtarëve në Afrikë dhe ka arritur më se largu në 1/16 e finales se kësaj gare në tri raste. Më e mira ishte në Botërorin e fundit ku arritën të kualifikohen nga grupi me Argjentinën.

Islanda garon për herë të parë në Botëror në historinë e tyre dhe nuk duket që do të shkojnë larg por duhet kujtojmë që ata dolën para Portugalisë në fazën e grupeve në Euro 2016. Po ashtu ata ishin të parët në grup para Kroacisë në kualifikime për Botëror.

Botërori i 1982: Argjentina, Brazili dhe Italia

Formati i Botërorëve ka evoluar me kohën, por kthehemi në vitin 1982, fazën e dytë të kampionatit që kishte fazë të grupeve me tri dhe katër skuadra.

Grupi C i kësaj faze vendosi në garë kampionët në fuqi Argjentinën krah Italisë dhe rivalëve të tyre në Amerikën Jugore, Brazil, të cilët në atë kohë ishin tri herë fitues i Botërorit.

Me vetëm një skuadër që vazhdonte tutje në gjysmë finale ishte grup i vështirë, Italia arrin që të fitojë duke e mposhtur Argjentinën me rezultat 2-1 dhe Brazilin me rezultat 3-2.

Azurri e fituan këtë grup falë golave të Paolo Rossit, i cili shënoi hat trik kundër Brazilit para se të shënonte edhe në gjysmëfinale kundër Polonisë dhe finale kundër Gjermanisë Perëndimore.

Botërori i vitit 1994: Italia, Republika e Irlandës, Meksika dhe Norvegjia

USA 1994 kishte një grup fascionues  të vdekjes, e që shumica e komentatorëve e konsideronin Grupin E, në të cilin ishin Italia, Meksika, Norvegjia dhe Republika e Irlandës.

Në fakt ishte një grup shumë i rëndë i përbërë nga katër Kombëtare të cilët përfunduan me pikë identike në fund pas tri ndeshjeve dhe tri të parat kaluan në saj të golavarazhit.

Meksika në atë kohë kishte Hugo Sanchezin dhe Luis Garcian në skuadër, përfunduan në grup të parët pasi që kishin shënuar më se shumti gola, me Irlandën dhe Italinë që po ashtu kaluan tutje.

Pavarësisht që vuajtën ta kalojnë fazën e grupeve, italianët kaluan në finale të kësaj gare dhe humbën kundër Brazilit në penallti.

Botërori 2006: Argjentina, Holanda, Bregu i Fildishtë dhe Serbia dhe Mali i Zi

Grupi C pa dyshim që ishte ”Grup i vdekjes” në Botërorin e vitit 2006, me Argjentinën, Holandën, Bregun e Fildishtë dhe Serbinë e Malin e Zi që konkurronin për dy vende.

Derisa Argjentina ishte njëra prej Kombëtareve që kanë fituar Botërorin, të tjerat Kombëtare ishin shumë të forta, me Holandën që kishte arritur në gjysmëfinale në Euro 2004, derisa Bregu i Fildishtë e kishte humbur Kupën në Afrikë.

Kishte shumë talente në atë kohë në të gjitha skuadrat. Argjentina kishte talentin Juan Roman Riquelme dhe Lionel Messin e ri; Holanda kishte Arjen Robben dhe Ruud van Nistelrooy; Bregu i Fildishtë udhëhiqej nga Didier Drogba; Serbia dhe Mali i zi kishte Dejan Stankovicin dhe Savo Milosevicin.

Argjentina dhe Holanda kaluan në fazën tjetër me shtatë pikë të dyja, ku Argjentina doli e para për shkak të golëdallimit. Megjithatë asnjëra skuadër nuk pati impakt më vonë në garë, Portokallitë u eliminuan nga Portogalia në 1/16 e finales, derisa Argjentina humbi në çerekfinale nga organizatorët e Botërorit, Gjermania.

Botërori i 2014: Spanja, Holanda, Kili dhe Australia

Brazili 2014 kishte pasur një numër të madh të grupeve që ishin shumë garuese por asnjë sikur ky që mund të konsiderohej “Grup i vdekjes”.

Një shembull të këtillë ishte Grupi B, në të cilin ishin dy finalistët e Botërorit 2010 – Spanja dhe Holanda – e po ashtu Kili dhe Australia.

Grupi nuk shkaktoj shumë dramë pasi që Spanja u mposht 5-1 nga Holanda në ditën e parë para se të humbet nga Kili pesë ditë më vonë, një rezultat që përfundoi shpresat e tyre për të kaluar fazën e grupeve.

Portokallit e Louis van Gaal arritën në gjysmëfinale të garës, ku u eliminuan me penallti nga Argjentina por përfunduan të tretët pasi mposhtën Brazilin në finale për vendin e tretë.

Botërori 2014: Anglia, Italia, Urugua dhe Kosta Rika

Edhe një tjetër “Grup i vdekjes” ishte në Botërorin e 2014 ku përballë u vunë Kombëtaret e Italisë, Anglisë dhe Uruguait – të tria fituese të Botërorit – me Kosta Rikën që e kompletonte grupin.

Interesante është se nga Grupi D dy favoritet Anglia dhe Italia ranë nga grupet, kurse ato i kaluan Uruguai dhe befasia Kosta Rika.

Grupi mbahet mend për ndeshjen Uruguai – Itali në të cilën Luis Suarez e kafshoi në krah Giorgio Chiellini, një veprim nga i cili Uruguai shënoi golin e fitores.

Kundrejt çdo parashikimi Kosta Rika përfundoi e para në grup, kurse Urugua si të dytët në grup, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)

 

Next Post
Ekspertë nga SHBA e Gjermania për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimit

Ekspertë nga SHBA e Gjermania për luftën ndaj pastrimit të parave dhe krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In