• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është dieta më e avancuar kundër celulitit

by Java News
11/05/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilla – Ja se si mund ta ndihmoni mirëfunksionimin e qarkullimit të gjakut nëpërmjet ushqyerjes. Nëse do të ndiqni këto këshilla ju do të mund të dobësoheni, të “shfryheni” dhe të eliminoni të gjitha dukjet si në formë portokalli.

Lëvizja e parë e domosdoshme për t’i dhënë fund mbajtjes së ujit dhe celulitit është leximi i kujdesshëm i etiketave të produkteve. Zakonisht, ato në dukje të lehta, fshehin sasi të madhe kripe, sheqeri dhe konservues të tjerë. Për shembull, disa lloje kosi, në dukje të bardhë të pranishme në markata të ndryshme, përmbajnë sheqer: kjo është një arsye më shumë për të zgjedhur produkte natyrale, akoma më mirë nëse janë të vendit apo të prodhuara në fshat, shkruan Shqip. Mësohuni me shijen e të thjeshtës, gjithashtu edhe me konsumimin e paktë të kripës … dhe ndiqni këshillat tona për një dietë kundër celulitit!

Detoksifikohuni!

Për të luftuar fryrjen dhe mbajtjen e ujit niseni ditën duke pirë një gotë uji të vakët me lëng limoni të freskët. I pasur me minerale, kjo lloj përzierje le të themi, ka të mira antibakteriale dhe veti antiseptike, përveçse tonifikuese. Ndjekja e një hidratimi të drejtë është zakoni më i mirë që mund të praktikoni, nëse dëshironi të hiqni qafe celulitin. Ky lloj uji kontribuon në zgjimin e metabolizmit, ju ndihmon të keni një lëkurë të pastër dhe të lëmueshme, si dhe ju heq urinë.

Përdorni kremra të lehtë

Pak minuta janë të mjaftueshme për të trajtuar me një krem të lehtë pjesët e trupit ku vëreni celulit, duke e bërë këtë qoftë me xhel apo spraj. Ata aplikohen shumë shpejt dhe po ashtu shumë shpejt përthithen nga lëkura.

Ndjesia e mirëqenies

Bëhet fjalë për produkte që i falin menjëherë një ndjesi lehtësimi dhe butësie këmbëve tuaja, ndjesi që mund të zgjasin për shumë orë; madje disa kanë një çlirim të vazhdueshëm të përbërësve aktivë, të cilët ofrojnë një ndjenjë mirëqenieje gjatë gjithë ditës. Mund t’i gjeni fare lehtë në farmaci.

Para se të shkoni në shtrat

Mbrëmja ju ofron pak më shumë kohë për t’ua kushtuar trajtimeve anticelulit. E rëndësishme është që kremrat t’i aplikoni pa nxitim, duke e shfrytëzuar këtë kohë për t’ia dedikuar vetes suaj si një moment relaksimi të madh.

Rëndësia e bërjes së dushit

Bëni një dush të nxehtë, në mënyrë që poret të zgjerohen dhe të hapen më shumë.

Krem i pasur dhe i butë

Kremrat duhet të kenë një përmbajtje të pasur dhe të butë, me substanca reduktuese e tonifikuese, por në të njëjtën kohë edhe qetësuese. Për t’u përmendur veçmas janë vajrat bimorë, të tillë si vaj borage ose avokado, të cilët ushqejnë dhe rigjenerojnë lëkurën.

Si t’i aplikoni?

Aplikimin përsëriteni të paktën dy ose tri herë në ditë. Lëvizjet duhet të jenë rrethore, duke proceduar nga poshtë-lart, nga kaviljet te gjunjët, nga kofshët te të pasmet. Masazhet duhet të jenë të ngadalta, të rregullta dhe delikate për të mos dëmtuar kapilarët më në sipërfaqe.

Çfarë duhet të bëni në fundjavë

Është e kotë të justifikoheni, gjatë këtyre dy ditëve është e nevojshme të gjeni patjetër kohën për t’ia kushtuar celulitit, sigurisht me trajtime më impenjative që do t’ju marrin kohë. Ndër të tjera edhe aplikimi i baltave termale është i rëndësishëm. Bëhet fjalë për substanca termale, të cilat ju bëjnë të humbni centimetra, ju shfryjnë dhe ju riaktivizojnë apo mundësojnë një qarkullim gjaku të duhur. javanews/ a.k

Next Post

VIDEO/ Tifozët e West Ham sulmojnë autobuzin e Manchester, por lojtarët e marrin me sportivitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In