Një shqiptar është arrestuar në Greqi për kultivim droge, pasi në banesë ju gjetën disa bimë narkotike.
Gazeta “Protothema” raporton se shqiptari është i moshës 51-vjeçare, ndërsa policia greke nuk ka bërë të ditur identitetin e tij. Gjatë kontrollit në shtëpi, atij ju zbuluan 41 bimë kanabis sativa, ndërsa në depo ai kishte fshehur më shumë se 616 fara kanabis, shkruan tvklan.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se shqiptari mbante dhe disa objekte me vlerë arkeologjike. Policia është duke verifikuar nëse objektet arkeologjike janë gjetur nga gërmime të paligjshme.
Ndaj 51-vjeçarit shqiptar janë ngritur akuzat e kultivimit të drogës dhe shkeljes së ligjit për objektet arkeologjike.
a.ç