• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kishte blerë një këlysh luani dhe po e rriste”, Artan Hoxha tregon detaje për Ervis Martinaj

by A R
01/09/2022 23:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka treguar në emisionin ‘Opinion’ itinerarin e lëvizjes së Ervis Martinaj, ditët e fundit para se ai të zhdukej dhe të vihej në pikëpyetje fati i tij. Ai tregon se ditët e fundit Martinaj kishte bërë pushime në Dhërmi. Gjithashtu i shumëkërkuari lëvizte pa eskortë, ai nuk i besonte askujt e madje sipas asaj që thotë gazetari, Martinaj edhe kur komunikonte me familjen e tij nuk u thoshte vendndodhjen e vërtetë.

Sipas Hoxhës, ai ishte në komunikim të vazhdueshëm me familjen e tij dhe nuk rrinte më shumë se dy orë pa komunikuar me ta. Për të komunikuar me familjen përdorte një aparat celular i cili nuk përgjohej, ndërsa komunikimin e tij të fundit me familjen e pati kur ishte interesuar nëse kishte shkuar dikush për të ushqyer luanin e tij.

Artan Hoxha: Në datën 1 Gusht, unë isha në Borsh, ti ke qenë në Palasë, ai ka qenë në Dhërmi nga data 1 deri në datën 5 ka qenë në Dhërmi, ka bërë pushime deri në datën 5. Në datën 5 pasdite ka ardhur kur shfaqet te hoteli në Durrës.

Blendi Fevziu: Po është e filmuar nga kamerat, verifikuar.

Artan Hoxha: Ditën e premte, ditën e shtunë në orën 11, e ka marrë shoferi. Ka shkuar te Ring Center, pastaj afër QTU-së, nga aty ka ardhur prapë në qendër të Tiranës. Kjo tregon se sa lirshëm lëvizte ai. Se sa i rëndësishëm është e tregon numri i të vrarëve. Pra tregon se ai nuk ka lëvizur me eskortë.

Blendi Fevziu: Eskorta mund ta tradhtonte.

Artan Hoxha: Ai as vetë nuk e di se ku fle, ku e zë nata. tani vijmë te elementët e ngjarjes. Deri në datën 9, ditën e martë, ai ka patur kontakt. Ervis Martinaj kishte një element, që koha më e gjatë që rrinte pa komunikuar me familjen ishte 2 orë. Çdo 2 orë komunikonte me familjen.

Blendi Fevziu: Me çfarë komunikonte?

Artan Hoxha: Me telefon.

Blendi Fevziu: Nuk ishte në përgjim?

Artan Hoxha: Ai kishte një celular që ishte shumë i vështirë për t’u përgjuar.

Blendi Fevziu: Kur është komunikimi i fundit Hoxha?

Artan Hoxha: Unë kam vajtur për të takuar njerëzit e tij, pasi kam folur publikisht se çfarë ka ndodhur. Atje kam parë me sytë e mi komunikimet. Ai kishte komunikim permanent me familjen. Diku rreth orës 17:00 të ditës së martë, është interesuar pasdite, ai ka marrë një luan, e morën këlysh. E ke në ‘Instagram’ se gjithë miss-et kanë bërë foto me të, ai është interesuar a ka shkuar njeri për të ushqyer luanin. Komunikimi i fundit i tij ka qenë me xhaxhain e vetë, në orën 19:23 minuta dhe nga ai moment nuk ka patur më komunikim.

Next Post
Meta për Ramën: Unë nuk e llogaris fare atë. Është i mbaruar, i ikur për çështje javësh

Meta për Ramën: Unë nuk e llogaris fare atë. Është i mbaruar, i ikur për çështje javësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com