• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kishin një grindje para ngjarjes, por…”/ Vrasja e Antonio Karafilit, ëma e Kejsit: Edhe unë e kam prekur me dorë

by B K
29/04/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Korçës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut Antonio Karafili 7 vite më parë në Voskopojë, i gjetur i varur në pemë në afërsi të këtij fshati.

Sipas prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe e ëma e Kejsi Spahillarit, e cila ka thënë se vajza e saj nuk është vrasëse.

Ajo tha gjithashtu se vajza e saj dhe 18-vjeçari Antonio Karafili kishin pasur një grindje para se të ndodhet ngjarja. Pas grindjes, sipas saj, ata kishin shkuar në Voskopojë dhe 18-vjeçari nuk kishte pranuar të zbriste poshtë. Ajo shtoi se kur shkuan e ëma dhe vëllai i tij për ta marrë 18-vjeçarin në Voskopojë, ata e gjetën atë të vdekur.

“Asnjë gjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është një sajesë. Ka qenë komplet ndryshe historia që në fillim. Jam komplet e shokuar. Nuk e njoh fare personin në fjalë. Nuk ka mundësi që pa pasur diçka konkrete të shpiket kjo histori. Sepse Kejsi ishte ajo që kur e gjeti bashkë me të jëmën, e kanë mbajtur dhe e kanë prerë çarçafin. Edhe unë e kam prekur me dorë çarçafin kur e kanë sjellë djalin në shtëpi. Sepse ne e dinim si familje, nuk kishte arsye që të ndodhte kjo.

Të bëhesh një person vrasës pa pasur asnjë provë, Kejsi nuk ka lidhje fare. Ata ishin në Korçë, kishin pasur një grindje. Ishin ngjitur në Voskopojë. Kishin dashur të zbrisnin. Ai nuk kishte dashur pas grindjes dhe Kejsi e kishte lënë aty, kishte pritur që ai të vinte. Nuk kishte ardhur dhe ajo kishte zbritur dhe kishte marrë të ëmën dhe të vëllain dhe u kishte thënë nuk do të zbresë.

Kur vajtën e kanë gjetur. Kur vajtën atë natë dhe Kejsi më mori në telefon mua duke ulërirë dhe pasi e kishin gjetur, ata nuk thanë që ishte i shtrirë ashtu siç ata pretendojnë, por vetë e ëma tha që e ngritëm peshë që premë çarçafin. Jo, e gjetëm me këmbë në tokë. Është e tëra një sajesë, pas një muaji e gjysmë filluan dhe e stisën gjithë këtë gjë. Kërkoj vetëm drejtësi nga Policia, sepse është vërtetë mëkat të bësh vrasës dikë që nuk është”, tha e ëma e Kejsi Spahillarit.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 30 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In