• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kisha e Shën Thanasit nis të restaurohet

by Java News
16/06/2015 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha e Shën Thanasit-Karavasta do të restaurohet. Ndërhyrjet e fundit restauruese janë kryer në vitin 1986.

Në prani të banorëve dhe besimtarëve, restauratorit Mustafa Arapi, Ministres Kumbaro dhe deputetit të zonës, Erion Braçe u prezantua fillimi i punimeve, të cilat do të zgjasin për 6 muaj. Projekti u hartua nga IMK dhe kap vlerën e 12 milionë lekëve.

Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë. Ndërtesa përfaqëson një monument historik dhe kulturor, i shpallur me vendim nr. 6, dt. 15. 01. 1963, nga Rektorati i Universiteti Shtetëror.
Kisha e “Shën Thanasit” daton në gjysmën e dytë të shek.XVIII në vitin 1778. Në vitin 1979 piktorët grabovarë (Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro pikturuan kishën me afreska.

Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale si dhe pjesërisht i gdhendur, kryesisht në rozetat kryesore të pikturuara me figurën e Krishtit në qendër dhe figurën e Shën Athanasit, si dhe në frizat gjatësore.

Piktorët grabovarë Joani dhe Gjergji kanë adaptuar në ikonografi tematikën e vendosur në kishën Ortodokse, të pasuruar me elementë stilistikor të influencuara nga zhvillimet artistike në malin e Athosit, të përdorur më parë nga mësuesit e tyre Konstandin dhe Athanas Zografi, duke iu përshtatur njëkohësisht me përpikëri edhe mënyrës së radhitjes së skenave.

Tematika e tyre origjinale në kishën e Shën Thanasit në Karavasta përfaqësohet nga skena të Testamentit të Vjetër, kryesisht nga libri i parë “Të Bërët”, ku gjejmë kompozime si Krijimi i Adamit, Mëkati i Parë i Adamit, Dëbimi i Adamit dhe i Evës, Përmbytja e Noes, etj., të cilat janë realizuar për herë të parë nga këta piktorë. Në çerek kupolën e konkës së absidës është pikturuar Shën Mëria  ndërsa më poshtë renditen Kungimi i Apostujve dhe Jerarkët.

Next Post

Shqipëria e 9-a në botë për numrin e luftëtarëve të ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com