• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

by A R
04/03/2026 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Iran ka prekur edhe botën e futbollit, me shumë futbollistë që kanë zgjedhur të largohen nga Lindja e Mesme për shkak të rrezikut të lartë që u kanoset nga sulmet me dronë. Mes tyre janë edhe dy futbollistët shqiptarë Jasir Asani dhe Regi Lushkja, të cilët luanin atje.

Përpara se të largohej nga Irani, futbollisti i kombëtares Jasir Asani ka ndihmuar edhe lojtarin e Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovskin, i cili ishte braktisur nga klubi i tij.

Ky i fundit ka rrëfyer për gazetarët e “Sport1” në Maqedoninë e Veriut të gjithë kalvarin që ai përjetoi dhe fatin e madh që pati, që arriti të largohej nga Irani. Dhe për gjithë këtë falenderon pikërisht Jasir Asanin, i cili ishte i vetmi që iu gjend pranë.

Ashkovski tregoi se kishte qenë plot 15 orë larg vendit ku gjendej Asani, por ia kishte dalë të takohej dhe të udhëtonte me të falë shoferëve që klubi i Esteghlal-it ku luan shqiptari, i kishte vënë në dispozicion të futbollistëve të vet.

“Unë udhëtova nga Rafsajan në Teheran për 15 orë, pastaj në kufi me Turqinë dhe prej nga atje me avion në Stamboll. Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të.

Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, çdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak.

Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë, të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta dhe më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, ka rrëfyer futbollisti për median sportive të vendit të tij.

Pas disa ditësh udhëtimi nga Rafsajani ku luante, përmes Teheranit deri në Stamboll, mbrëmë Ashkovski mbërriti në Shkup, ku u prit nga autoritetet e RMV-së, të cilat i mundësuan hyrje të shpejtë në shtet. Ai ka treguar se mori menjëherë trajtim VIP nga përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke kaluar formalitetet kufitare në një sportel të veçantë të hapur vetëm për të dhe shpëtimtarin e tij, Jasir Asanin.

“Vetëm tani ndihem i lehtësuar, kur shkelva në tokën maqedonase. Ende jam në shok nga gjithçka që ndodhi, mund të shkruaj një libër për atë që kalova në 72 orët e fundit. Jam i lumtur që arrita gjallë në Shkup, falënderim për të gjithë për ndihmën, edhe për njerëzit në aeroportin e Shkupit që më pritën ngrohtësisht. Tani dua vetëm të pushoj,” ishin fjalët e fundit që Ashkovski tha për gazetën gjatë udhëtimit nga Stambolli.

Ai, ndër të tjera, tregoi se nuk pendohet që shkoi të luajë në Iran, ku sipas tij ishte shumë më mirë se sa mendojnë të gjithë, por fatkeqësisht lufta e ndërpreu gjithçka.

Next Post
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

Banka në Luksemburg mbyll llogaritë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (nga frika prej Trumpit)

March 4, 2026
“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

“Kisha 3 ditë pa ngrënë…”, futbollisti rrëfen si e shpëtoi Jasir Asani në Iran, Klubi e braktisi

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In