• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kirurgu ‘shtang’ Juven: Rikuperimi i Pogba, i gjatë. Tani rrezikon seriozisht Botërorin e Katarit!

by
06/09/2022 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Giacomo Zanon, kreu i mjekësisë sportive të grupit “Habilita”, dha një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, në të cilën foli për Paul Pogba dhe kohët e rikuperimit që i duhen mesfushorit francez, pas dëmtimit dhe operacionit të meniskut:

“Kupa e Botës është në rrezik. Një meniskektomi kërkon 45 deri në 60 ditë vetëm për t’iu rikthyer vrapimit e lëre më të luajë. Pogba nuk është saktësisht një vrapues i distancave të shkurtëra, ndaj rikuperimi i tij gjithashtu mund të zgjasë më shumë”.

Paul Pogba u përpoq shumë për të shmangur operacionin, por në fund nuk ia doli. Mesfushori francez iu nënshtrua menisketomisë dje për të trajtuar dëmtimin e meniskut anësor të gjurit të djathtë. Në këtë mënyrë ai do të duhet të qëndrojë jashtë edhe për të paktën 40-60 ditë të tjera, përpara se të rifillojë aktivitetin konkurrues.

Kjo do të thotë se do të rikthehet mes mesit dhe fundit të tetorit, me qëllim që të mos humbasë Botërorin në Katar (që do të nisë në mes të nëntorit). Vendimi për operacionin është marrë pas testit të djeshëm në “Continassa”. Pogba sapo kishte filluar të vraponte, të shtunën postoi një foto të tij në një rutine me gravitacion për të mos rënduar në gjymtyrën e dëmtuar.

Dje në mëngjes u përpoq të vraponte në fushë dhe gjithashtu të gjuante topin, por ndjesitë nuk ishin pozitive. Dhimbjet janë ende aty, ndaj “Oktapodi” në marrëveshje me Juventusin, vendosi të mos humbasë më kohë dhe të vazhdojë menjëherë me operacionin.

Pogba, i cili u lëndua në fund të korrikut në stërvitje, gjatë turneut amerikan, kishte zgjedhur të mos bënte operacion dhe të provonte terapitë konservative. Megjithatë, pas 5 javësh trajtim dhe not, rezultatet e dëshiruara nuk arritën. Kështu u vendos ndryshimi i kursit, i cili megjithatë rrezikon praninë e tij në Kampionatin Botëror.

Kohët tani janë të ngushta për t’u rikthyer në formë dhe Juventusi do ta humbasë atë për pothuajse të gjithë pjesën e parë të sezonit. Më së shumti do ta shohim në fushë për disa ndeshje para pushimit të gjatë në fund të vitit.

Nuk është rastësi që Juventusi do të kishte preferuar që ai të operohej menjëherë në Amerikë, për të nisur sa më shpejt fazën e rehabilitimit dhe për ta rikthyer të paktën në shtator. Gjithsesi, fjalën e fundit në këto raste e ka gjithmonë lojtari dhe deri më tani ai ka qenë këmbëngulës.

/e.d

Next Post
Jo vetëm spiunët politikë/ Kreu i Autoritetit të Dosjeve: Verifikim kandidatëve dhe personave që do dekorohen. Pse ndryshon hetimi në krahasim me 20 vite më parë

PS lë 'zbuluar' Metën, heq nenin që fiksoi LSI në 2015 për spiunët e Sigurimit: Verifikim dhe për ata që morën certifikata nga 'Mezini' e 'Bezhani'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In