• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kirurgji e mbrapshtë e qepjes së “Vijës së Drejtë- Bazë” të Shqipërisë e kundërshtuar nga SHBA

by Myslim Pashaj
31/03/2024 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha

Në gjithë këtë histori të ndarjes së hapësirave detare midis Greqisë dhe Shqipërisë, opinioni shqiptar, ka dashur të njihej, me tejdukshmëri. Në këto hapësira në 80% të tyre, kryesisht mbizotëron hapësira e Detit Territorial. Po sjellim për lexuesin që e ka ndjekur aq afër këtë çështje lidhur me një notë zyrtare si formë të një proteste të SHBA.

Në 13 qershor 1989, SHBA, nëpërmjet Ambasadës Franceze në Tiranë, i janё drejtuar Qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë një notë zyrtare me anë të telegramit Nr. 193134, në të cilën protestonin mbi kufijtë e saj detarё, të shpallur me ligjin e mësipërm. Në notën zyrtare thuhej:

“SHBA do të dëshironin të theksonin se për pjesën më të madhe të bregdetit Shqiptar, i cili nuk ka shumë të thelluara dhe nuk ka ishuj në afërsi të tij,nuk i përmbush kushtet gjeografike në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare për të krijuar një vijë të drejtë bazë. Për më tepër, vija e drejtë bazë nga Kepi i Rodonit deri në Derdhjen e Vjosës dhe nga Kepi i Gjuhëzës deri në Kepin e Sarandës, ujërat e mbuluara nga kjo vijë e drejtë bazë nuk janë as gjire juridikё as gjire historikë”

Fatkeqësisht Shqipëria e kohës, ishte ajo e një Republike Ideologjike, gjithnjë pa përkimin e duhur dhe pa njohjen e detyruar të klimës së mirëkuptimit në trajtimin e problemeve të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Gjithçka “quhej një futje hundësh në zgjidhjet teknike vendore” UNCLOS-82(Marrëveshja Ndërkombëtare e Montego Bay e vitit 1982) , por institucionet shqiptare nuk janë marrë me thelbin e misionit të tyre në trajtime të kësaj natyre, me një ndjeshmëri aq të lartë kombëtare.

Pёrqendrimi tek “Vija e Drejtё Bazё”, ёshtё njё term specifik i vijave bazore, qё ndodh tё vizatohen atje ku ka denduri formash dhe thyrjeve detare, ishullore dhe platformave shkëmbore. Nё negociatat e viteve 2018, 2019, befas ka dalё nё pah si njё gjetje dhe propozim qё kёnaqte tё dy palёt: Republikёn e Greqisё dhe atё tё Shqipёrisё. Ёshtё vizatuar edhe vija delimituese si dhe janё bёrё llogaritё se, sa fiton Shqipёria( Ndёrkohё ka njё qetёsi nga pala negociatore e Greqisë që duket sikur është pajtuar me një gjetje iluzive.) Sikur projekti negociatave do të kishte shkuar gjer në fund,do të kishim pasur sërish një situatë humbjeje dhe lëshimesh, brenda kurthit që i kishte ngritur e tërë strategjia e palës greke e lojës në dy porta, edhe mosnjohjes se marrëveshjes së 2009-ës po kështu përfitimit nga heshtja ndaj vendimit të marrë nga GJKSH.

Pala e shtetit fqinj, Greqia , ka arritur njё sukses tё dukshёm gjersa ka realizuar …heshtjen, anashkalimin, mospёrmendjen e kriterit bazё tё trajtimit tё sё Drejtёs Detare Ndёrkombёtare, pёr rastin e brigjeve gjeografikё aq tё ndryshёm, ku Republika e Shqipёrisё ka pёrparёsi ndaj bregut tё ishujve dhe platformave shkёmbore, tё cilat nё saje tё kriterit : Equitable solution ( ndarjes sё drejtё dhe tё ndershme midis palёve) ; tё entiteteve : ishuj, platforma shkёmbore etj, marrin peshёn vlerёsimore, nё pёrfitimin e hapёsirave detare, gjatё vijёs sё delimitimit dhe zgjerimit tё Detit Territorial nё 12 milje detare. Pala tjetёr ka heshtur, mbasi ngritja e njё argumenti tё ri, fshihte pёrfitimet e saj kryesore. Asnjё fjalё e as njё shenjё nuk u duk nga Pala Shqiptare.

Negociatat e vitit 2018, 2019, u pezulluan…, pra nuk ka asnjё marrёveshje. Mirpo “betejat” e rinisura nё negociatat e 2018, 2019, u duk sikur u zgjuan gjatë përpjekjeve të para pëer zgjerimin në 12 milje detare të Detit Territorial . Kujt i duhej lufta me “ Vijёn e Drejtё Bazё”, kur ajo , jo vetёm qё ёshtё kontestuar nga SHBA por nuk e ka asnjё qasje me realitetin e relievit dhe karakterit tё brigjeve tona.

Ja se ç’ ndodhi më tutje, pёr zgjerimin e Greqisё…nga 6 nё 12 milje detare, duke vizatuar “vijat bazё” nё mbyllje tё gjireve deri nё kepin Tainaro, nё jug, pa asnjё ballafaqim me palёn shqiptare. Republika e Greqisё ka vepruar pёr interesat e saj. Kjo procedurё tekniko ligjore duhej bёrё paralel, kur edhe Republika e Shqipёrisё tё mbyllte gjiret dhe tё vizatonte vijat bazore nё bazё tё UNCLOS-82, duke realizuar njё dokument zyrtar me tё njёjtat kёrkesa. Por fatkeqёsisht ky process nuk ka ndodhur dhe Shqipёria nuk e ka njё ligj tё tillё…

Nota verbale e SHBA e qershorit 1989 tërhiqte vëmendjen se Shqipëria kishte shpallur në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare 1) vijën e drejtë bazë; 2) gjerësinë e detit territorial prej 15 milje detare dhe 3) kufizimin e të drejtës së kalimit paqësor për anijet e luftës nëpër detin e saj territorial. Negociatat zyrtarisht tё nisura nё gusht tё vitit 2007, u ndёrprenё me njё skenar tё ri. Parlamenti i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 9861, datë 24 janar 2008, i cili shfuqizonte “ Vijёn e Drejtё Bazё”

Synimi strategjik i Republikës së Greqisë, ka qënë Qendra e Otrantos, ku ndodhet edhe Hapësira Ekonomike Ekskluzive e të tre shteteve Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Bashkëëngjitur me të në Ligjin e Parlamentit grek realizohet përfitimi i njëherëshëm i ishullit Othoni të shtrirjes së plotë në 12 milje detare, pa marrë parasyshë faktorët gjeografikë realë. Ky përfitim ndodh edhe me HEE.

Në një shkrim tjetër do ta trajtojmë këtë përfitim të padrejtë të Greqisë!

Next Post
“Las Vegas Magic Festival” vjen në Tiranë

“Las Vegas Magic Festival” vjen në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In