• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kinezja e martuar në Tiranë e shqetësuar pas koronavirusit: Mos na paragjykoni! Për ne shqiptarët janë …

by Java News
08/02/2020 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tinga Wang, është me origjinë nga Kina. Dashuria për bashkëshortin e saj, Aurel Korocin, e shkëputi nga Shangai, dhe e solli atë në Shqipëri, në atdheun e dytë siç e quan Tinga. Prej 7 vjet e gjysmë, ajo jeton në Tiranë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Tinga, në një intervistë për Dritare.net, sot na tregoi se si po e përjeton situatën e vështirë me të cilën po përballen familjarët e saj në Kinë, për shkak të koronavirus, dhe a ndihet ajo e paragjykuar në Tiranë.

Tinga rrëfeu se ka hasur pak raste kur është ndier keq, për shkak të paragjykimeve në lidhje me virusin kinez. Për të shqiptarët janë mikpritës dhe të dashur.

“Fqinjët janë interesuar për familjen time në Kinë. Ata janë të shqetësuar për jetën e tyre atje. Më bëri të ndihem mirë. Ndërsa mësuesja në shkollën e fëmijëve, në mbledhjen me prindër, ku u thashë me shaka të mos kishin frikë se nuk kam virus, më përqafoi”.

Tinga është e kujdesshme në çdo fjalë, që ta shqiptojë sa më saktë. Me vullnet, por mbi të gjitha me shumë dëshirë për të folur shqip, ka mësuar me miqtë ndërsa gramatikën nëpërmjet librave.

Intervista me Tinga Wang, në zyrën e Dritare.net

Jeni ndjerë keq në Tiranë këto kohë, për shkak të koronavirus? Jeni paragjykuar?

Unë kam shumë miq nga Kina që jetojnë në Shqipëri. Ne kemi një grup në internet dhe ata më kanë shprehur se janë paragjykuar shumë. Në një zyrë ku zhvillohet mësimi për gjuhen kineze, këtu në Tiranë, më tha një mikeshë që tre djem të rinj u thënë të largohen nga Shqipëria, sepse ‘ju kinezët keni virus’. Madje edhe fëmijët e vegjël, kur kalojnë rrugës dhe na shohin, bërtasin ‘ikni, janë kinezë kanë virus’.

Ndërsa mua më kanë ndodhur në pak raste. Një ditë kur po kaloja rrugës ishin disa djem të ri. Njëri prej tyre, më tha ‘ua kineze, ka virus’ dhe qeshi. U mërzita. Përse sillesh kështu? Unë kam gjashtë muaj që nuk kam shkuar në Kinë. Ndërsa një vajzë në rrugë, sapo më pa, vendosi shallin dhe mbuloi gojën dhe hundët. Vetëm këto dy raste. Mua vetëm këto dy raste më kanë ndodhur.

Po fëmijët tuaj, janë ndjerë të paragjykuar këto kohë në Shqipëri?

Jo jo aspak, ata janë shumë mirë. Nuk janë përballur me të tilla situata.

Si është situata tani në Kinë? Çfarë thonë familjarët tuaj?

Unë kam prindërit edhe motrën në Shangai. Nuk jam e shqetësuar, ata rrinë vetëm në shtëpi. Javën tjetër do të fillojnë. Të gjithë janë të mbyllur në shtëpi. Kush del jashtë duhet të pajiset me maska. Por mendoj që shumë shpejt situata do të rregullohet. Ne në Kinë, kemi shërbimin online për çdo produkt, kështu që ata nuk vuajnë për asgjë.

A keni menduar të riktheheni në Kinë për të jetuar atje?

Jo unë kam familjen këtu. Burri ka punën këtu. Shqipëria është atdheu im i dytë.

A keni një mesazh për shqiptarët?

Nuk duhet të keni frikë sepse shumica e kinezëve në Shqipëri, kanë kohë që nuk kanë qenë në Kinë. Linjat ajrore janë të mbyllura për kinezët, ata nuk kanë mundësi të vijnë në Shqipëri. Ne jemi këtu por mendjen e kemi te njerëzit tanë në Kinë. Ne kemi besim te qeveria kineze se shumë shpejt do të normalizojë situatën. Shqipëria është si një shtëpi e dytë për ne kinezët, ju jeni miqësore me ne. Komshinjtë më pyetën për familjen nëse janë mirë, dhe unë u gëzova. Dje kisha një mbledhje me prindër në shkollën e fëmijëve. Unë bëra shaka mos keni frikë nuk kam virus, ndërsa mësuesja më përqafoi. Shpresojmë që ju shqiptarët të na mirëkuptoni. Sepse ne jetojmë bashkë. /dritare.net/

Next Post
U përplasën me armë me policinë greke, tre shqiptarët ishin në kërkim për grabitjen e bankës në gusht

U përplasën me armë me policinë greke, tre shqiptarët ishin në kërkim për grabitjen e bankës në gusht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In