• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kinemaja shqiptare, Skënder Jaçe: Restaurimet e filmave, të nevojshëm. S’gjykohet vepra për epokën e jetuar

by A R
21/02/2025 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nostalgjia për filmat e vjetër shqiptarë, ka bërë shumë njerëz të jenë të jenë të fiksuar pas tyre dhe të krijojnë një bagazh batutash, të cilat shpesh përdoren në përditshmëri. Por shumë filma nuk kanë cilësinë e duhur dhe po kalojnë në fazën e restaurimit. Për të diskutuar mbi rëndësinë e këtij procesi në historinë e kinematografisë shqiptare, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” kineasti Skënder Jaçe.

Ky i fundit theksoi se shumë prej filmave kanë degraduar dhe përmes procesit të restaurimit i rikthehen sërish “jetës”. Jaçe shtoi se Shqipëria ka një fond mjaft të mirë të arkivit shtetëror të filmit.

“Si gjithë kombet e botës, edhe Shqipëria ka një fond mjaft të mirë të arkivit shtetëror të filmit, i cili është nën një kujdesje të vazhdueshme. Filmi është jeta e njeriut.

Kohët e fundit ka një interes të madh që këto kopje të restaurohen pasi me kalimin e kohës ngjyrat  degradohen. Ata po marrin formë, jetë duke ardhur në mënyrën digjitale në formatin 4K ku shfaqen në premiera të ndryshme dhe promovohen para publikut shqiptar.

Degradimi luan mjaft rol. Ka filma ku janë aktor shumë të njohur dhe populli i ka dashur shumë në ekranin shqiptar. Filmi i fundit është bërë gati i Piro Milkanit “Ngadhnjim mbi vdekjen’ që së shpejti do të shohë dritën e projeksionit në një premierë të madhe. Shumë të tjerë presin radhën sepse kanë humbu ngjyrat e s’mund të shihen”, deklaroi ai.

Ndalur më tej te pikëpyetjet mbi degradimin e historisë në filmat shqiptarë, kineasti u shpreh se nuk mund të gjykohet një vepër për një epokë e cila ekzistoi në Shqipëri.

“S’mund të gjykosh për një vepër për një epokë e cila ishte, ekzistoi në Shqipëri. Aty është një historie e tërë dhe brezat e rinj duhet ta njohin atë ideologjinë e mentalitetit të popullit në ato vite. Veç propagandës së kohës së implementuar, filmi ka vlera. Të ndalosh filmin, është si kthim në censurë”, tha Jaçe.

Ky i fundit sqaroi dhe procesin e restaurimit në të cilin kalojnë filmat shqiptarë dhe kohën që merr ky proces.

“Varet nga shoqëritë që e marrin dhe ka shoqëri që e punojnë çdo fotografi e sekondë, më vete dhe ky proces mund të mbyllet për 6 muaj. Skanohet filmi, hiqen gërvishtjet, vijnë ngjyrat në formën e duhur, pastrohen pistat e zërit, dhe kërkon shumë punë por teknologjia e koha e kërkon. Filmi vjen sikur ka lindur dhe njëherë”, përfundoi ai.

Next Post
Me një “LOOK” të ri, Parashqevi Simaku këndon shqip me Mira Konçin! Prezente edhe…

Me një "LOOK" të ri, Parashqevi Simaku këndon shqip me Mira Konçin! Prezente edhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com