• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kulturë

Kinemaja shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku! Nga prezantimi i festivaleve, te “Zonja nga qyteti” e “Një djalë dhe një vajzë”

by A. Q
20/08/2026 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kinemaja dhe arti shqiptar përsëri në zi. Ndahet para kohe nga jeta, në moshën 66-vjeçare, Rezana Çeliku, një prej figurave të njohura të artit, kinematografisë dhe televizionit shqiptar, e cila u bë e njohur për publikun gjatë viteve ’70 dhe ’80.

Çeliku u përfshi në botën e filmit dhe spektaklit krejt rastësisht. Ajo tërhoqi vëmendjen e regjisorëve për pamjen, natyrshmërinë dhe elokuencën. Më herët kishte prezantuar disa festivale rinore në Televizionin Shqiptar dhe si spikere.

Në kinematografi, Rezana Çeliku interpretoi në disa prej filmave të njohur të asaj periudhe. Ndër rolet e saj më të spikatura ishte ai i partizanes në filmin “Ata ishin katër”, me regji të Kujtim Çashkut, si dhe roli i mësueses në filmin “Shokë të një skuadre”.

Në vitin 1989, ajo u shfaq në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, ku interpretoi rolin e një centralisteje.

Personazhi i saj, që përfshihej në një lidhje me një djalë më të ri në moshë, u konsiderua për kohën një rol i guximshëm dhe ngjalli diskutime. Ky ishte edhe interpretimi i fundit i Rezana Çelikut në kinematografi. Gjithashtu roli episodik te “Zonja nga qyteti” dhe shumë të tjerë ku ka marrë pjesë.

Pas largimit nga aktrimi dhe nga puna si mësuese në fshatrat e Tiranës, Çeliku u diplomua në Ekonomi dhe Juridik dhe vijoi karrierën në administratën publike. Për vite me radhë ajo punoi në Drejtorinë për Marrëdhëniet me Publikun në Bashkinë e Tiranës.

Me ndarjen e saj nga jeta, arti dhe televizioni shqiptar humbin një tjetër figurë të veçantë të një brezi që la gjurmë në ekran dhe në kujtesën e publikut.

 

Next Post
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja dhe prezantuesja Rezana Çeliku

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja dhe prezantuesja Rezana Çeliku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

‘Një nga turistët më goditi në nofull’/ Lihet në burg autori i vrasjes së portugezit! Ja masat për të arrestuarit e tjerë

August 21, 2026
Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

Zjarri në Dukat drejt shuarjes, vijon operacioni nga toka dhe ajri

August 21, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

August 21, 2026
Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

August 21, 2026
Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

Gruaja 57-vjeçare gjendet e vdekur në shtëpi, i biri arrestohet si autori i dyshuar

August 21, 2026
Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

Përshkallëzohen tensionet Ankara-Tel Aviv, Izraeli paralajmëron Turqinë: Mos e vini në provë durimin tonë

August 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Një vështrim përmes sondazheve për zgjedhjet amerikane të nëntorit

August 21, 2026
Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

Pasojat e palestinizimit të revolucionit!

August 21, 2026
Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

Koalicioni i të Vullnetshmëve mblidhet të hënën, Macron, Merz dhe Burnham organizojnë takimin e nivelit të lartë

August 21, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Vizita e Mickoskit dhe mungesa e himnit / Martin Leka: Provokim nga qarqe naconaliste, por nuk ka ndikim

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com