• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zjarret në Shqipëri po i ndezin ‘armiqtë e huaj’? Flet ministri i Mbrojtjes

by A R
21/08/2026 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, në një intervistë për Klan News me moderatorin Besard Jacaj, komentoi situatën e zjarreve në vendin tonë.

I pyetur nëse ka ndonjë informacion që zjarret të jenë ndezur nga “armiq të huaj”, Nufi tha se ky është një detaj, që i takon Ministrisë së Brendshme. Ministri nënvizoi se Mbrojtja, me aq sa mundet, po bën maksimumin për të shuar flakët.

“Nuk e di nëse zjarret në Shqipëri po ndizen nga “armiqtë e huaj”. Ky detaj është për Policinë e Shtetit dhe për Ministrinë e Brendshme. Ne bëjmë të mundur që të jemi në vijë të parë të zjarrit dhe të mund të ndërhyjmë në kohë. Kemi pasur mjete ajrore, që janë gjendur në terren, sapo ka nisur zjarri. Në Krujë, forcat kanë qenë aty për shtatë minuta. Jemi në situatë tepër të vështirë sot, por forcat janë aty”, tha ai.

Më tej, ministri u shpreh se situata është kritike në Pukë, Mirditë dhe në Vlorë.

“Muaji gusht ka qenë muaj i vështirë për të përballuar situatën. Tepër kritike paraqitet situata në Gojan të Pukës. Kanë ardhur në ndihmë edhe zjarrfikëse nga rrethet përqark. Situata e erës e ka përkeqësuar vatrën e zjarrit. Flakët janë parandaluar që të shkojnë dhe në banesa të tjera. Situata ka qenë e vështirë, duke shpëtuar edhe jetët e njerëzve. Situatë kritike është dhe në Dukat të Vlorës. 105 forca të FA kanë qenë aty, dy avionët Air Tractor kanë qenë gjithë ditën atje. Nga flakët janë përfshirë banesa, që nuk kanë qenë të banuara. Situata është menaxhuar mirë”, u shpreh Nufi.

Ministri theksoi se zjarrfikësit do të vlerësohen maksimalisht, qoftë edhe monetarisht, pasi ata janë heronj, që kanë rrezikuar jetën e tyre.

“Efektivët në Milot kanë rrezikuar jetën, mbi ta kanë qenë shtyllat e tensionit të lartë. Kanë rrezikuar jetën edhe pilotët e Air Tractor. Pilotët kanë kovat e fundit, që përdor çdo forcë ajrore në botë. Kemi 5 mjete ajrore, kemi 2 Air Tractor. Mund të kemi kapacitete shtesë në 2027, 2026 ka qenë viti me kapacitete më të larta. Edhe lopatat apo mjetet bazike kanë funksione tepër të rëndësishme. Këta njerëz janë heronj dhe vlerësimi për ta është maksimal”, nënvizoi Nufi.

Next Post
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Operacion antidrogë në Korçë, kontrolle në disa banesa, një i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com