Në Kinë janë sekuestruar 3 mijë doza false të cilat ishin prodhuar për t‘u shitur si vaksina kundër koronavirusit.
Sipas agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, Ministria e Sigurisë Publike zhvilloi një operacion ndaj një rrjeti i cili ishte përcaktuar se prodhonte vaksina false kundër COVID-19.
Në operacionet e kryera në kryeqytetin Pekin dhe në rajonet Ciangsu dhe Shandong u sekuestruan 3 mijë doza false të vaksinës.
Bëhet e ditur se të dyshuarit kishin vendosur nëpër shishe ujë me kripë në vend të formulës së vaksinës.
Parashikohet se rrjeti ka prodhuar vaksinën false që nga shtatori i vitit të kaluar dhe se është përpjekur ta shesë jashtë vendit./a.p