Treni i blinduar i Kim Jong Un u largua sot nga stacioni vietnamez i Dong Dang, me destinacion për në Kinë pas përmbylljes së samitit në Hanoi që u mbajt këtë javë mes liderit koreano-verior dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Lideri i Phenianit u ngjit në bordin e trenit në këtë stacionin hekurudhor në veri të Vietnamit përpara se të nisej ngadalë për udhëtimin e gjatë drejt kryeqytetit koreano-verior nëpërmjet Kinës, raporton median. (Tema)