• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina shpall masat kundër vizitës së Pelosit në Tajvan

by Java News
06/08/2022 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kineze kanë njoftuar një sërë kundërmasash ndaj ShBA-së pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit, që sipas analistëve, do të acarojë tensionet në ngushticën e Tajvanit dhe do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet kino-amerikane.

Masat përfshijnë anulimin e dialogëve në nivel komandantësh zonash midis dy ushtrive, takimet në nivel pune midis ministrive të mbrojtjes dhe një skemë konsultimi mbi sigurinë ushtarake detare.

Kina ka pezulluar negociatat për ndryshimin e klimës dhe bashkëpunimin dypalësh për riatdhesimin e imigrantëve të paligjshëm, ndihmën gjyqësore dhe luftën ndaj krimeve transnacionale dhe narkotikëve.

Gjithashtu, Kina ka vendosur edhe sanksione kundër kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, dhe rrethit të saj të ngushtë familjar.

Kina zhvilloi një sërë manovrash të përbashkëta detare e ajrore rreth ishullit të Tajvanit, si reagim ndaj vizitës të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Nancy Pelosi në rajonin e Tajvanit të Kinës, që konsiderohet si një veprim i pamatur dhe provokues.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Xinhua” publikoi një njoftim të autorizuar, ku thuhet që Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës do të zhvillojë manovra ushtarake me municion luftarak nga 4 deri më 7 gusht në gjashtë zona të ndryshme përqark ishullit të Tajvanit nga të gjitha drejtimet.

Të enjten pasdite Ushtria Çlirimtare Popullore lëshoi në ujërat në lindje të Tajvanit disa raketa balistike,, kurse forcat raketore në pika të shumta në pjesën kontinentale lëshuan disa lloje raketash me mbushje konvencionale në ujërat e përcaktuara në brigjet lindore të Tajvanit

Pjesa kontinentale e Kinës ka pezulluar importet e disa agrumeve, peshkut-shirit me vija të bardha të ftohtë dhe skumbrit të ngrirë nga rajoni i Tajvanit duke filluar nga 3 gushti për të parandaluar rreziqet, njoftoi Administrata e Përgjithshme e Doganave. Çdo vit, 45 për qind e eksportit të frutave të Tajvanit bëhet në pjesën kontinentale të Kinës. Ndërkohë, janë pezulluar edhe eksportet e rërës natyrore në Tajvan nga 3 gushti, sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës. Masa bazohet në dispozitat e ligjit përkatës, bëri të ditur ministria.

Pekini ka njoftuar gjithashtu anulimin e një takimi ndërmjet ministrave të jashtëm të Kinës e Japonisë në Kamboxhia, ku të dy kryediplomatët ndodhen për të marrë pjesë në një varg veprimtarish të ASEAN-it.

Pas Tajvanit, Pelosi vizitoi Korenë e Jugut dhe Japoninë, si pjesë e turneut të saj aziatik, në kuadër të të cilit ajo shkoi edhe në Singapor e Malajzi.
Next Post
Hila: Në Berat hidhen në Osum për kryqin në janar, por jo për aksidentin në qershor! Të kishte ndodhur në Shkodër…!

Për trushpëlarët e Berishës që mu vërsulën mua dhe plani për rrëzimin e shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In