• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina, rritje ekonomike 6% dhe rreth 12 milionë vende te reja pune

by A R
12/03/2021 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punësimi do të vijojë të jetë përparësi gjatë hartimit të politikave makroekonomike të qeverisë, theksoi kryeministri kinez Li Keqiang në një konferencë shtypi të organizuar të enjten pas mbylljes së sesionit vjetor legjislativ të vendit.

Vitin e kaluar  Kina krijoi 11.86 milionë vende pune në zonat urbane dhe objektivi i sivjetshëm është krijimi i mbi 11 milionë vendeve të reja të punës në qytete. Sipas kryeministrit, politikat qeveritare do të vazhdojnë të mbrojnë subjektet e tregut për të garantuar realizimin e këtij objektivi.

Parashikimi i rritjes ekonomike të sivjetshme u caktua mbi 6%. Lidhur me këtë objektiv, kreu i qeverisë kineze tha për mediet se objektivi synon ruajtjen e vazhdueshmërinë e zhvillimit dhe konsolidimin e rigjallërimit ekonomik të vendit. Sipas tij, Kina është një vend në zhvillim, ka edhe një rrugë të gjatë drejt modernizimit.  Zhvillimi i Kinës do të jetë kontribut i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe begatinë botërore.

Për marrëdhëniet me ShBA-në, kryeministri kinez vuri në dukje se Kina dhe ShBA-ja ndajnë interesa të përbashkëta dhe mund të zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha. Vitin e kaluar ,pavarësisht vështirësive të shumta, vëllimi i përgjithshëm tregtar Kinë-ShBA arriti në 4.41 trilionë dollarë amerikanë, shifër kjo 8.8% më të lartë në krahasim me vitin 2019. Të dyja palët duhet të përqëndrohen tek këto interesa dhe duhet t’i nxisin marrëdhëniet kino-amerikane drejt stabilitetit të përgjithshëm.

Pala kineze dëshiron të ndjekë frymën e bisedës së fundit midis presidentëve të dy vendeve, duke respektuar interesat thelbësore dhe  bashkëpunimin  me përfitime të ndërsjella.

Siç mësohet, diplomatët e lartë kinezë do të zhvillojnë dialog strategjik me homologët e tyre amerikanë, sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Alaskë më 18 dhe 19 mars me ftesën e palës amerikane.

Në konferencën e shtypit, kryeministri ritheksoi edhe zotimet për përmirësimin e mjedisit të biznesit ndaj investitorëve të huaj dhe nxitjen e hapjes së mëtejshme të tregut të brendshëm.

Next Post
Kërcënon Meta: Kujdes se do përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit

Kërcënon Meta: Kujdes se do përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

Policia shpërndan tubimin para Parlamentit, shoqërohen disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj

June 30, 2026
“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

“Paga 1 mijë euro”, Rama në Vlorë: Në turizëm nuk ka rroga më të ulëta se në Greqi

June 30, 2026
Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

Këlliçi: PS ka ndërruar emrin; Ironizon Balla: Ju keni në krye varkëtarin e familjes Hoxha…

June 30, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kandidatët për kryeministër, apo thjesht kacamisër?

June 30, 2026
Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

Sot afati i fundit për tërheqjen e shpërblimit të pensionistëve, ISSH: Fluks kërkesash

June 30, 2026
GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

GJKKO dënon me 14 vjet burg Samir Rodrigez, kimistin e kokainës së Frakullës

June 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Korrik 2026

June 30, 2026
Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

Lëvizte i armatosur në motor, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë. Në pranga për moskallëzim krimi dhe shoku

June 30, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Tajani: Shqipëria është gati për në BE

June 30, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Hormuzin e kontrollojmë ne!”, SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In