• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina refuzon t’i japë OBSH-së të dhënat e rasteve të para me koronavirus në Wuhan

by
13/08/2021 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë gjithë muajit dhjetor, rrjetet sociale shpërthyen nga publikime me tekst, foto dhe video që tregonin njerëz të infektuar me një virus atëherë misterioz, i cili bënte që njerëzit të përfundonin në spitale dhe shumë prej tyre vdisnin në pak ditë.

Ndonëse bota po informohej gjatë dhjetorit 2019 për atë që po ndodhte, qeveria komuniste kineze vetëm më 31 dhjetor 2019 u deklarua zyrtarisht duke thënë se më 30 dhjetor kishte regjistruar rastin e parë me një virus që ishte i ngjashëm me SARS që shpërtheu më 2004-2005 po në Kinë e më tej në mbarë botën.

Pikërisht të dhënat e rasteve të para, kërkojnë ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mes tyre dhe ata amerikanë, për të kuptuar si nisi pandemia COVID-19.

Kur një ekip i OBSH-së shkoi disa muaj më parë në Wuhan, ai mori vetëm disa të dhëna që u dhanë nga autoritetet kineze, por jo plot të tjera që kërkuan ekspertët.

Ekipi me ekspertë ndërkombëtarë, bashkë me homologët e tyre kinezë në janar të këtij viti, nuk arriti në një përfundim të qartë sesi është përhapur fillimisht virusi.

Kur ekipi mbërriti në Zvicër, njoftoi se të dhënat që mori ishin të pakta e megjithatë prej tyre hidhen dyshime se kovidi mund të ketë dalë në popullatë përmes laboratorit të Wuhanit.

Në raport është thënë se kalimi i virusit nga lakuriqi në njeri, përmes një kafshe ndërmjetësuese, është skenari më i mundshëm, dhe teoria e daljes së virusit nga laboratori në Vuhan, “është e mundshme”.

Në këto kushte, OBSH ka kërkuar që të kryhen hetimet reja për origjinën e koronavirusit, por Kina ka refuzuar kërkesën, duke pretenduar se kjo çështje po politizohet.

OBSH-ja njoftoi se ka kërkuar prej Kinës që të ndajë të dhënat fillestare rreth koronavirusit, për të analizuar origjinën e sëmundjes COVID-19, që shkakton ky virus.

Përgjigjja zyrtare nga Kina erdhi sot nga zëvëndësministri i Jashtëm, Ma Zhaoxu. Ai tha se hetimi fillestar ka qenë i mjaftueshëm dhe thirrjet për më shumë të dhëna janë të motivuara nga politika dhe jo shkenca.

“Ne kundërshtojmë gjurmimet mbi baza politike dhe braktisjen e raportit të përbashkët” të lëshuar pas vizitës së ekspertëve të OBSH-së në Vuhan, tha sot, Zhaoxu në Pekin, në një dëgjesë me përfaqësuesit dhe ambasadorët e 29 vendeve.

Ma shtjelloi katër propozimet e Kinës për gjurmimin e koronavirusit të ri në mbarë botën.

Së pari, gjurmimi i koronavirusit të ri është një problem shkencor. Studiuesit duhet të kërkojnë burimin e virusit te kafshët dhe rrugët e përhapjes ndër njerëzit.

Së dyti, raporti i përbashkët studimor Kinë-OBSh ka nxjerrë përfundime dhe sugjerime të pranuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe qarqet shkencore. Ky raport duhet të respektohet e të zbatohet prej palëve të ndryshme, duke përfshirë Sekretariatin e OBSh-së.

Së treti, pala kineze ka mbështetur gjithmonë dhe do të vazhdojë të marrë pjesë aktivisht në punët e gjurmimit shkencor.

Së katërti, punët e gjurmimit në mbarë botën duhet të drejtohen nga vendet anëtare të OBSh-së.

/b.h

Next Post
Korriku, muaji më i nxehtë në historinë e planetit, ekspertët të shqetësuar: Është tejkaluar çdo rekord!

Korriku, muaji më i nxehtë në historinë e planetit, ekspertët të shqetësuar: Është tejkaluar çdo rekord!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In