• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina pritet të përballet me tre valë infeksionesh Covid-19 këtë dimër

by A R
19/12/2022 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina parashikohet të përballet me tre valë të përhapjes së Covid-19 këtë dimër pasi 10-30 për qind e popullsisë mund të jetë e infektuar, tha një ekspert, citon “CGTN”.

Infeksionet që përhapen në qytete janë vala e parë, e cila filloi në mes të dhjetorit dhe do të zgjasë deri në mes të janarit të vitit të ardhshëm, deklaroi Wu Zunyou, shefi epidemiolog në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në Konferencën Vjetore CAIJING.

“Vala e dytë pritet të jetë rreth fundit të janarit deri në mes të shkurtit, kur udhëtimet rriten gjatë festave të Festivalit të Pranverës, dhe vala e tretë parashikohet të fillojë në fund të shkurtit deri në mes të marsit kur njerëzit kthehen në punë nga pushimet e tyre”,- tha Wu.

Ai parashikoi se shkalla e infeksionit Covid-19 mund të arrijë 10-30 për qind këtë dimër.

Wu tha se Kina ka rritur vaksinimin dhe ka shmangur përhapjen e gjerë të varianteve të virusit më vdekjeprurës në përpjekjen e saj trevjeçare kundër Covid-19.

Mbi 90 për qind e njerëzve në Kinë janë plotësisht të vaksinuar.

Wu tha gjithashtu se shkalla e rasteve të rënda të COVID-19 në Kinë ka rënë ndjeshëm nga 16.47 për qind në vitin 2020, 3.32 për qind në vitin 2021 në 0.18 për qind këtë vit.

Ndërsa numri i infeksioneve të COVID-19 po rritet, qytetet anembanë Kinës kanë zbatuar masa të reja për t’u përballur me këtë situatë.

Në Suzhou, një qytet në provincën lindore të Kinës Jiangsu, pikat e testimit të acidit nukleik që nuk përdoren më, janë shndërruar në qendra të posaçme për të ofruar trajtim mjekësor për banorët që kanë ethe. Qytetarët mund të diagnostikohen dhe të marrin barna me recetë nga mjekët në këto qendra. I gjithë procesi zgjat rreth dhjetë minuta.

Për të siguruar trajtim mjekësor më të shpejtë e më të përshtatshëm për banorët, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë shpalli këtë javë një njoftim për zgjerimin e shërbimeve mjekësore në internet për të sëmurët nga COVID-19.

Pekini publikoi kohët e fundit një listë spitalesh e institucionesh mjekësore që ofrojnë shërbime diagnostikimi dhe trajtimi në internet, si edhe qendra shërbimi shëndetësore në lagje që trajtojnë pacientë me 11 lloje simptomash, duke përfshirë ethet, kollën e thatë, dhembjen e grykëve dhe rrjedhjet e hundës.

Qytete të tjera, si Guangzhou dhe Chengdu, kanë organizuar gjithashtu shërbime mjekësore në internet, duke ofruar më shumë zgjedhje për banorët për të marrë trajtim në shtëpi, gjë që është vendimtare për parandalimin e transmetimit të infeksionit.

Next Post
Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, dëshmitari: U trondita, vrapuam për të shpëtuar kokat nga plumbat

Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, dëshmitari: U trondita, vrapuam për të shpëtuar kokat nga plumbat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In