• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina po ndërton qendrën e komandës së luftës, 10 herë më e madhe se Pentagoni

by A R
31/01/2025 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina po përgatit qendrën më të madhe të komandës së luftës, sipas Financial Times. Imazhet satelitore të shqyrtuara nga agjencitë e inteligjencës amerikane tregojnë një kantier ndërtimi që mbulon një sipërfaqe prej rreth 1500 hektarësh, 30 kilometra në jugperëndim të Pekinit, me vrima të thella që, sipas ekspertëve ushtarakë do të strehojnë ushtrinë kineze në rast të çdo konflikti, përfshirë një luftë bërthamore.

Sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm amerikanë, qendra e komandës ushtarake që po përgatit Kina do të jetë më e madhja në botë dhe të paktën 10 herë më e madhe se Pentagoni.

Ndërtimi i projektit filloi në mesin e vitit 2024, me analistët që e quajtën atë “Qyteti Ushtarak i Pekinit”.

Siç vë në dukje Financial Times, projekti po përparon ndërsa ushtria zhvillon armë të reja përpara 100 vjetorit të themelimit të saj në 2027.

Agjencitë e inteligjencës amerikane pretendojnë se presidenti Xi Jinping ka urdhëruar gjithashtu ushtrinë e vendit të zhvillojë aftësinë për të sulmuar Tajvanin deri atëherë.

Kina po ndërton qendrën e komandës së luftës, 10

“Nëse konfirmohet, ky bunker i ri i avancuar i komandës nëntokësore sinjalizon qëllimin e Pekinit për të transformuar veten jo vetëm në një forcë konvencionale të klasit botëror, por edhe për të fituar aftësinë për luftime bërthamore”, tha ish-kreu i analizës së Kinës për CIA-n.

Nga ana e saj, ambasada kineze në Uashington mban një heshtje shurdhuese, duke u mjaftuar me komentin “nuk i dimë detajet” për të shtuar se Kina është “e përkushtuar në rrugën e zhvillimit paqësor dhe në një politikë mbrojtëse”.

Një ish-analist i imazheve në Agjencinë përkatëse të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili ekzaminoi pamjet vlerësoi se kishte të paktën 100 vinça në një sipërfaqe prej 5 kilometrash katrorë, në zonën ku po ndërtohet projekti “faraonik”.

Next Post
Shorti i Champions League/ Goglat rezervojnë City-Real, zbulohen çiftet në “play off”

Shorti i Champions League/ Goglat rezervojnë City-Real, zbulohen çiftet në “play off”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Me mentalitetin e Partisë unike në sistemin shumëpartiak

March 29, 2026
I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

I armatosur, terrorizon lokalin në Kavajë, 28-vjeçari arrestohet pas disa orësh ndjekje nga policia

March 29, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In