• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina po ndërton kampet e refugjatëve afër kufirit me Korenë

by Java News
13/12/2017 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina në qetësi po ndërton rrjetin e kampeve të refugjatëve përgjatë kufirit të vet të gjatë 1416 kilometra me Korenë Veriore në pritje të derdhjes masive të njerëzve nga ky shtet e cila mund të ndodhë pas rrëzimit potencial të regjimit të Kim Jong Un’it, shkruan Tom Phillips për Guardian.

Për ndërtimin e kampeve i pari ka shkruar New York Times, gazetarët e të cilit kanë arritur ta shtinë në dorë dokumentin e brendshëm të gjigantëve shtetëror të telekomunikacionin në Kinë të cilëve iu është besuar detyra të sigurojnë qasje në internet nëpër kampe.

Fjala është për dokumentin e China Mobile, dhe sipas të cilit shihet se po ndërtohen së paku pesë, dhe me siguri edhe më shumë kampe për refugjatë në provincën Jilin. Në dokument shkruan se “Për shkak të tensioneve në kufi, komiteti i Partisë Komuniste dhe pushteti i rrethit Changbai kanë propozuar ndërtimin e pesë kampeve të refugjatëve në këtë rreth”.

Përveç kësaj, në dokument ceken edhe tri lokacione të sakta të kampeve, derisa New York Times ka marrë vesh për edhe dy lokacione nga burime tjera, transmeton gazetametro.net.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Lu Kang ka refuzuar të komentojë ekzistimin e kampeve, por nuk e ka mohuar këtë, duke thënë shkurt “se ka parë raportimet për këtë”. Në dokumentin e cekur është theksuar edhe numri kontaktues i të punësuarve në China Mobile të cilët e kanë përpiluar atë, por se në atë numër askush nuk lajmërohet.

Gjithsesi, nga dokumenti është i dukshëm shqetësimi i Pekinit për shkak të jostabilitetit potencial politik, apo madje edhe të kolapsit të regjimit në Korenë Veriore. Eksperti për Korenë Veriore nga universiteti Renmin në Pekin, Cheng Xiaohe, nuk ka mundur ta konfirmojë origjinalitetin e dokumentit, por ka shtuar se si do të ishte papërgjegjësi e Kinës sikur të mos përgatitet për çdo skenar të mundshëm. “Në Gadishullin Korean tensionet janë shumë të larta… janë në prag të luftës. Si fuqi e madhe botërore, por edhe si shtet fqinj, Kina duhet të përgatitet për çdo mundësi”. (b.an)

Next Post
Traineri i njohur Scolari: Dua të shkoj ose në Premier League ose në “Rusia 2018”

Traineri i njohur Scolari: Dua të shkoj ose në Premier League ose në “Rusia 2018”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pronat, “Flamingot” dhe ekzotizmi i batërdisë

July 15, 2026
Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

Dramë në minutat e fundit, Lautaro gjunjëzon Anglinë, Argjentina siguron finalen në Botëror

July 15, 2026
Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

Prej vitesh e mbyllur, qeveria vendos rihapjen e Ambasadës shqiptare në Irlandë

July 15, 2026
Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

Zbardhen emrat për kupolën drejtuese të PD-së

July 15, 2026
I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

I paraburgosuri ndërron jetë në spitalin e Vlorës, 50-vjeçari pësoi arrest kardiak

July 15, 2026
Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

Pjesëmarrja e ulët në protestë, Balla: Ky tani është tubim i Sali Berishës

July 15, 2026
Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht që të zvogëlohet lobimi

July 15, 2026
Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë

July 15, 2026
Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

Rregulla të reja për thesaret nënujorë, si do të mbrohen dhe bëhen publike pasuritë kulturore të zbuluara në det

July 15, 2026
Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

Drejt një modeli të ri vendor europian, gati raporti i PS për hartën e Bashkive

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In