• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina i jep fund mbylljes së Wuhanit, por jeta normale është një ëndërr e largët

by Java News
08/04/2020 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mërkurën, Kina i dha fund mbylljes së Wuhanit, qytetit ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhe e ktheu atë në një simbol të fuqishëm ku humbën jetën mijëra njerëz. Pikërisht kjo vatër e Covid-19 tronditi ekonominë globale dhe solli trazina në jetën e përditshme në të gjithë planetin.

Tashmë, pas më shumë se 10 javësh i mbyllur, Kina ka vendosur hapjen e Wuhanit, një zonë ku rikthimi në normalitet do të vëzhgohet nga e gjithë bota, si një mësim për popullatat e tjera që do të përpiqen t’i rikthehen jetës normale, pas katastrofës që shkaktoi një pandemi e tillë tronditëse.

Në Wuhan, sëmundja dhe vdekja kanë prekur qindra mijëra jetë, duke shkaktuar ndërkaq edhe trauma tek pjesa tjetër e qytetarëve që mund të zgjatën me dekada. Bizneset, madje edhe ato që janë rihapur, përballen me një rrugë të vështirë përpara, duke ecur me një ngadalësi që ka gjasë të vazhdojë. Autoritetet ndërkaq vazhdojnë me politikat rregullatorë të levizjes së njerëzve, duke ngadalësuar kthimin në normalitet, edhe nga frika e rikthimit të një faze tjetër të shpërthimit të virusit.

Autoritetet kineze mbyllën Wuhanin, një qendër industriale me 11 milione njerëz, në fund të janarit, në një përpjekje të furishme për të kufizuar përhapjen e shpërthimit të koronavirusit. Në atë kohë, shumë njerëz jashtë kësaj vatre e panë atë si një hap ekstrem, një gjë që mund të provohej vetëm në një sistem autoritar si ai i Kinës. Por ndërsa epidemia u përkeqësua, dhe qeveritë në mbarë botën kanë miratuar një sërë kufizimesh të rrepta në lëvizjet e qytetarëve të tyre.

Rreth 1.4 milion infeksione dhe 80,000 vdekje janë raportuar në të gjithë botën – shifra që po rriten shpejt, ndërsa zyrtarët thonë se shumë pak e kuptojnë shtrirjen e vërtetë të pandemisë. Infeksioni është ngadalësuar në vendet e goditura si Italia dhe Spanja, por ai vazhdon të përhapet shpejt diku tjetër në të gjithë globin, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ku numri i të prekurve po arrin në 400,000.

Raportet e lajmeve janë të mbushura me skena spitalesh të tejmbushura në New York City, trupa të pambuluar në rrugët e Ekuadorit, azhurnime për gjendjen e kryeministrit Boris Johnson të Britanisë, i cili është shtruar në spital në kujdesin intensiv, dhe paralajmërime të ekspertëve se epidemia mund të shpërthejë edhe në zonat më të varfra të botës.

Shumica e Evropës, India, shumë prej zonave në Shtetet e Bashkuara, dhe shumë vende të tjera, kanë urdhëruar mbylljen e bizneseve, ndërsa shumica e njerëzve duhet të qëndrojnë në shtëpi, duke pasuar kështu me shkatërrim të ekonomsë dhe miliona të papunë.

Shembulli i një sakrifice të politikave të kësaj natyrë, mund të merret më së miri nga Ëuhani, ku mbyllja e vendit shkaktoi mijëra vende punë të humbura, dobësim të ekonomisë, dhe biznese të falimentuara. E ndonëse u vendos rihapja e qytetit, kthimi në jetën normale ëshë ende një ëndërr e largët. /e.s/

Next Post
Dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar me COVID-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin, disa i çojmë në shtëpi pa u bërë test

Dëshmia rrëqethëse e mjekut shqiptar me COVID-19: Ata mbi 70 vjeç i lëmë të vdesin, disa i çojmë në shtëpi pa u bërë test

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In