Në Kinë është hapur ura e gjatë prej xhami. 33 metra e gjatë, ura për këmbësorë, vepër e arkitektit izraelit Haim Dotan, është ngritur më shumë se 180 metra mbi kanionin e thellë në parkun argëtues-gjeologjik Çanzazhije në krahinën qendrore kineze Hunan. Nga reagimet e vizitorëve të parë, mund të konkludohet se ura mund të vizitohet vetëm nga ata që nuk tremben.
Në fakt, përveç asaj që është në lartësi marramendëse, ura luhatet ngadalë, çka për shumë shkakton ndjenjë jo të mirë. Ndërtuar nga panele qelqi në trashësi 24 milimetra , 25 herë më i fortë se xhami i zakonshëm , ura mund të përballojë peshën e deri në 800 njerëz njëkohësisht. Ura është projektuar po ashtu edhe për hedhje nga lartësitë.