• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina dhe Islanda zotohen të rrisin bashkëpunimin

by Os De
14/10/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Udhëheqësit kinezë dhe islandezë ranë dakord të rrisin bashkëpunimin gjatë takimit të tyre të martën në Pekin.

Presidenti kinez Xi Jinping tha se rezultatet e frytshme dypalëshe tregojnë se vendet me sisteme të ndryshme shoqërore mund të kapërcejnë dallimet për të arritur përfitim të ndërsjellë.

Xi u bëri thirrje të dy vendeve të thellojnë bashkëpunimin praktik në fusha si ekonomia, tregtia, energjia gjeotermale dhe të tjera. Sipas tij, dy vendet gjithashtu duhet të punojnë së bashku për të çuar përpara transformimin e gjelbër dhe për të përballuar ndryshimet klimatike, duke forcuar shkëmbimet njerëzore dhe kulturore në fusha turistike, arsimore për të rritur miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Islanda mbështesin multilateralizmin dhe sistemin ndërkombëtar me Kombet e Bashkuara në qendër si dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në ligj ndërkombëtar, Xi tha se të dy palët duhet të mbajnë komunikim të ngushtë, të angazhohen së bashku për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare përmes dialogut dhe konsultimit dhe të promovojnë ndërtimin e një sistemi më të drejtë dhe të barabartë të qeverisjes globale.

Xi gjithashtu u bëri thirrje të dy vendeve të shfrytëzojnë mundësinë e Takimit të Udhëheqësve Globalë për Gratë për të promovuar zhvillimin e vazhdueshëm të kauzave globale të grave.

Presidentja islandeze Halla Tomasdottir uroi Kinën për organizimin e suksesshëm të takimit të kësaj here. Duke vlerësuar kontributet e rëndësishme të Kinës në avancimin e kauzave globale të grave, Tomasdottir tha se Islanda është e gatshme të forcojë komunikimin dhe bashkëpunimin me Kinën për të promovuar zhvillimin gjithëpërfshirës të grave në mbarë botën.

Tomasdottir theksoi se miqësia afatgjatë midis Islandës dhe Kinës ka nxitur një marrëdhënie të fortë dhe të fuqishme dypalëshe me bashkëpunim të frytshëm në fusha si tregtia, energjia gjeotermale dhe turizmi.

Islanda i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të saj me Kinën dhe është e përkushtuar për të zgjeruar më tej fushën e bashkëpunimit dhe për të rritur shkëmbimet njerëzore për të arritur një përparim edhe më të madh reciproik, shtoi presidentja islandeze.

Duke vënë në dukje se para një bote të trazuar dhe të pasigurt, Kina ka demonstruar lidership në adresimin e sfidave globale, Tomasdottir tha se Islanda është e gatshme të forcojë komunikimin dhe koordinimin me Kinën për t’u përballur së bashku me këto sfida globale.

Next Post
Arsyet e sindromës së distancimit të Berishës nga Tirana

Arsyet e sindromës së distancimit të Berishës nga Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

November 10, 2026
Nis gjyqi në Apel/ Vrasja e Ardian Nikulajt, të pranishëm në seancë edhe familjarët e biznesmenit! I pandehuri Saraiva: S’mu ofrua transparencë e…

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

November 10, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Sondazhi befasues në SHBA: Vetëm 32% e mbështesin Trumpin, 71% e amerikanëve kërkojnë fundin e luftës me Iranin!

November 10, 2026
Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një të tretë, Gjykata lehtëson shoferin Nikollë Radaçi! I heq veprën e përdorimit të alkoolit dhe…

November 10, 2026
Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

Tre emra për një post: Rama, Bajrami dhe Gashi synojnë kreun e LDK-së!

November 10, 2026
Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

Me pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, këngëtarja Parashqevi Simaku “rishfaqet” pas disa muajsh! Ndan dhe një mesazh për shqiptarët

November 10, 2026
“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë Gjykatë”- Kreu i KLGJ kërkon troje dhe 199 punonjës! Xhafaj kritika ‘Illyrian Guard’: Shtet brenda shtetit!

November 10, 2026
“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

November 10, 2026
Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

Buxheti për arsimin, Kumbaro në Komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar!

November 10, 2026
“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

“Arrestimet nuk mjaftojnë”- Ministri Demo në konferencën me GdF: Lufta kundër krimit nuk është garë statistikash, goditje krimit!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In