• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arsyet e sindromës së distancimit të Berishës nga Tirana

by Ylli Pata
14/10/2025 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata 

Debati pa mbarim nëse Florian Binaj është një kandidat i pavarur, apo një kandidat i Berishës ka ngrënë e do hajë kohë e diskutime, megjithatë nuk se ky diskutim do të sjellë ndonjë përfundim në fund. 

Pasi, Binaj edhe pse ende nuk është zyrtarisht i regjistruar, po propogandohet dhe spin-ohet nga enturazhi më klasik i PR të doktorit. Dalja në fushë e Fahri Balliut, që e ka krahasuar kandidatin e “pavarur” që mbështet PD-ja me Donald Trumpin dhe Arnold Schwarzenegger, tregon mjaft.  

Së pari atë që deri tani dalja e pavarur e një kandidati të pavarur nga PD, nuk po pritet apo nuk po ngjit si duhet nga ato qarqe apo grupe interesi që PD ka apo ka pasur në kryeqytet. Sepse në realitet, përveç një mbështetje nga Agron Shehaj e Adriatik Lapaj, që janë pjesë të opozitës së dalë nga PD, ende nuk janë shprehur personazhet të njohura me ndikim në atë që e quajnë “populli opozitar” apo “demokratët”. 

Nëse gjërat shikohen ftohtë dhe nga jashtë, realisht kandidatura e Binajt ka prishur një klishe të krijuar për PD-në që në Tiranë sjell një personazh ose direkt ose indirekt nga Tropoja apo veriu. Por sot nuk jemi në atë fazë, edhe sikur të jetë nga fshati i Sali Berishës. Madje siç del nga dialogjet virale të prera në reels-at e reality show, personazhet që vijnë nga veriu nuk e kanë më atë klishe të viteve 90. Shqipëria dhe brezat kanë ndryshuar aq shumë sa politika nuk e kap dot tempin e logjikës së mendimit të saj. Pasi siç edhe e kemi parë, mendon sipas mides së saj. 

Megjithatë një gjë ka mbetur e palëvizshme, fiksimi apo kompleksi i Sali Berishës për të treguar se nuk do të jetë aktiv në fushatën e Tiranës. Një kompleks që e ka treguar që nga kanidimi i Besnik Mustafajt kundë edi Ramës në 2000-shin, tek Ngjela në 2003-shin, te Basha në 2011 e kështu me radhë. 

Madje edhe Florjan Binaj e tha, sipas gjasave me një mirëkuptim të PR qendror se do të bëjë fushatë pa Sali Berishën. 

Gjë që nuk shkon, pasi nëse e mbështet opozita ‘kandidatin e pavarur”, i pari që vendos është Sali Berisha. Sado që ai të mos dalë në dritare apo në takime, gjithsesi fryma, strategjia dhe taktika opozitare hartohet nga zyra e tij. 

Gjë që është edhe normale, pasi sot Sali Berisha është një politikan që ka hyrë në luftë me perëndimin, duke nisur nga SHBA, Britania e Madhe e vendet e BE, prokurorët e gjyqtarët, me opinionin publik që i jep notënegative pa pushim, megjithatë “shoqëria civile” opozitare nuk e quan problem. E këtu, ka shumë nuance, disa thonë që është pak, disa të tjerë lodhen për të gjetur shembuj krahasimorë, e të tjerë përgjigjen e kanë në majë të gjuhës: e duan demokratët! Gjë që relativisht është e vërtetë, megjithëse jo plotësisht. Kjo të ha debat e kërkon një elaborim, megjithatë doktori nuk është i refuzuar brenda popullit të tij. Tek e fundit edhe Enver Hoxha është jo vetëm i pa refuzuar brenda elektoratit të majtë, por nuk reshtin tezat dhe diskutimet për “gjërat e mira” por edhe “gabimet” e komandantit. 

Në realitet ne jemi në këtë fazë, sidomos pas 2008, kur debatin politik e sjellin strofkullat propagandistike të “liderëve që bëjnë ndonjëherë gabime, se helbete njerëz janë”. Dhe këtë fakt e dijnë të gjithë, madje elektorati është shumë i qartë në të gjithë verdiktet që jep votim pas votimi. Atëherë përse Berisha i fshihet Tiranës? Pikërisht këtu fshihet lepuri! Pasi Berisha, duke u mënjanuar vetë kërkon, ose më mirë urdhëron që nëse ai ka vendosur të mos hyjë në fushë, njëjtë duhet ta bëjë kushdo tjetër. Ndaj edhe askush brenda “popullit demokrat” nuk po prononcohet. Fundja ç’i duhet, a kemi një kandidat të “pavarur”? Të rrijë i tillë! 

 

 

Next Post
LIVE Shqipëri-Jordani/ Rikthehet baraspesha në “Arenën Kombëtare”, miqtë shënojnë në portën e tyre

LIVE Shqipëri-Jordani/ Rikthehet baraspesha në “Arenën Kombëtare”, miqtë shënojnë në portën e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

Operacion antidrogë në Janinë, 3 shqiptarët kapen duke trafikuar 36 kg marijuanë!

October 9, 2026
VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

E rëndë në Greqi/ Ra nga skela teksa po punonte, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Selanik

October 9, 2026
FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

FOTO+EMRI/ Shpërthimi tragjik i rafinerisë së naftës në Greqi, ky është shqiptari që humbi jetën në punë! Baba i dy fëmijëve të mitur

October 9, 2026
VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

VIDEO/ Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen “kokë më kokë” dy automjete! Një person i plagosur dërgohet në spital

October 9, 2026
Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

Europa e të ardhmes, do ta çoj këtë me vete në Bruksel!

October 9, 2026
Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com