• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

by A. Q
18/08/2026 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën pasdite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me presidentin e Ekuadorit Daniel Roy-Gilchrist Noboa Azín, i cili ndodhet në Kinë për një vizitë shtetërore.

Xi vuri në dukje se ky vit shënon 10-vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Ekuador.

Pavarësisht ndryshimeve në situatën ndërkombëtare, Kina i ka parë gjithmonë marrëdhëniet me Ekuadorin nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe është e gatshme të punojë me këtë vend të Amerikës Jugore për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri, në dobi të popujve të të dy vendeve.

Përparimi i marrëdhënieve Kinë-Ekuador pasqyron si përfitimet e marrëveshjes së tregtisë së lirë, ashtu edhe potencialin e madh të tregut kinez, vuri në dukje kreu i shtetit i Kinës. Të dyja palët duhet të forcojnë koordinimin e strategjive të zhvillimit, të zbatojnë planet e bashkëpunimit në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” dhe të çojnë përpara projektet në fusha si energjetika, industria minerare, infrastruktura dhe financa.

Xi propozoi gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e reja, si ekonomia digjitale, zhvillimi i gjelbër, energjia e re dhe inteligjenca artificiale, si edhe shfrytëzimin më të mirë të potencialit të marrëveshjes së tregtisë së lirë, në mënyrë që prej saj  të përfitojnë më shumë kompani dhe konsumatorë.

Nga ana e tij, presidenti Noboa tha se Kina është një vend partner e mik i rëndësishëm i Ekuadorit .Marrëdhëniet dypalëshe kanë hyrë në një fazë të re, duke sjellë përfitime konkrete për të dy popujt. Pala ekuadoriane është e gatshme të thellojë besimin e ndërsjellë politik me palën kineze, të mbështesë përpjekjet e saj për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe të respektojë qëndrimin e Kinës për çështjen e Tajvanit.

Ekuadori i kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me Kinën dhe është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin me përfitim të ndërsjellë në fusha si ekonomia e tregtia, financat, industria minerare, energjia e rinovueshme, shkenca e teknologjia dhe kultura.

Të dy presidentët shkëmbyen edhe mendime mbi situatën në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Xi theksoi që Kina ka mbajtur vazhdimisht qëndrimin se statusi i rajonit si zonë paqeje nuk duhet të cenohet, rruga e zhvillimit dhe e rigjallërimit të vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve nuk duhet të pengohet dhe në të drejtën e tyre për të zgjedhur në mënyrë të pavarur partnerët e bashkëpunimit nuk duhet të ndërhyhet.

Noboa u shpreh që Ekuadori i kushton rëndësi të madhe qëndrimit dhe rolit të Kinës dhe është i gatshëm të mbetet gjithmonë një mik i mirë i Kinës në anën tjetër të Oqeanit Paqësor

Pas bisedimeve, u nënshkruan disa dokumente të bashkëpunimit në fusha si industria e gjelbër, ekonomia e tregtia, ekonomia digjitale dhe mirëqenia sociale

Next Post
Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

Ambasada e SHBA: Mbi 200 efektivë të zbatimit të ligjit u certifikuan gjatë vitit 2026

October 7, 2026
Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

Programi për klimën dhe investimet në universitete, Komisioni i Burimeve Natyrore jep dritën e gjelbër për marrëveshjet!

October 7, 2026
Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

Restaurimi i filmit “Dimri i fundit”, Rama vlerëson punën e AQSHF-së: Po i japin jetë të re!

October 7, 2026
“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

“Trajneri nuk e mbajti fjalën”- Deklarata e bujshme e Ronaldos, reagon trajneri Jorge Jesus: E lexova, tani do vazhdoj punën

October 7, 2026
Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

Aksident në afërsi të Bulgarecit në Korçë, makina përplas këmbësorin, 18-vjeçari në gjendje të rëndë në spital!

October 7, 2026
U vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, ja kush është gjyqtari Astrit Kalaja

Një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, magjistratët reagojnë: Ende pa statusin “Dëshmor i Atdheut”, procedurat zvarriten!

October 7, 2026
SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

SPAK arkivoi dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj shpërthen: Nuk kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

October 7, 2026
Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

Zjarr i madh në Peqin, flakët përpijnë pyllin dhe ullishtat, tre orë luftë për ta vënë nën kontroll!

October 7, 2026
Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com