• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kina dakord me SHBA: Të ndalojmë programin bërthamor të Koresë së Veriut

by Java News
10/04/2017 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sukses të vogël, Uashingtoni me Pekinin e arriti. Nga sa pohon vet shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson, Kina e kupton sesa i rrezikshëm është bërë programi bërthamor i vendit të izoluar komunist dhe pranon se duhet kaluar në aksion për frenimin e tij.

Komentet vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara nisën një grup goditës të udhëhequr nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson” drejt gadishullit korean, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë spekulimet se Peniani po përgatit një tjetër test bërthamor.

“Edhe Kina vet ka nisur ta pranojë se ky lloj programi përfaqëson një kërcënim ndaj interesave të saj. Presidenti Xi e kupton dhe kam bindjen që edhe e pranon se situata është përshkallëzuar pak si shumë e ka mbërritur një nivel kërcënimi, ku kalimi në veprim duket i domosdoshëm”, tha Rex Tillerson.

Tillerson nuk sqaroi se për çfarë veprimi mund të bëhet fjalë saktësisht, por muajin e kaluar në Seul, kryediplomati amerikan pati thënë se vendi i tij do ta marrë në konsideratë aksionin ushtarak kundër Koresë së Veriut, nëse provokohet prej saj.

Një ditë më parë, këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, H.R. McMaster njoftoi se shefi i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar zyrtarëve amerikanë t’i paraqesin “opsione” për të eliminuar rrezikun që paraqet militarizimi bërthamor i Penianit. McMaster e cilësoi “një veprim të mençur” vendimin për të dërguar njësinë luftarake “Carl Vinson” në mbrojtjen e interesave në Paqësorin Perëndimor./top channel

c.a

Next Post
Linda Halimi rrëfen paragjykimet për bashkëshortin e saj me ngjyrë

Fansat e Eurovision e quajnë Linda Halimin aktore e filmave për të rritur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

Investigimi i Fox News: Si koordinohen protestat nga Parisi në Tiranë, planifikohen ‘valë’ të reja…

October 21, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

October 21, 2026
Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

Alarm për sigurinë e bazave ushtarake, Britania arreston dy të dyshuar për ndihmë ndaj Iranit

October 21, 2026
VIDEO/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

October 21, 2026
Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

October 21, 2026
Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

October 21, 2026
Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

Pse stjuardesat ju ngulin sytë sapo hipni në avion? Arsyeja do t’ju habisë…

October 21, 2026
VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

October 21, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit

October 21, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Të gjithë të kënaqur me protestën!

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In