Në pritje të takimit me Donald Trump, mëngjesin e së martës, lideri koreano-verior ka bërë një shëtitje në Singapor.
I shoqëruar nga një dyzinë truprojash, Kim ka vizituar pikat kryesore të ishullit-shtet dhe ka përshëndetur të pranishmit, që kanë shfaqur interes për të.
Ministri i Jashtëm i Singaporit, që e shoqëronte, ka postuar në profilin e tij në Tëitter një foto shoqëruar me shkrimin “jalan-jalan”, një term lokal i përdorur për të dalë për shëtitje.
Sa i takon takimit, zyrtarë të të dy vendeve kanë zhvilluar bisedime të minutës së fundit, me qëllim krijimin e një klime pozitive për samitin, që deri pak muaj më parë ishte i pamendueshëm, me dy liderët që shkëmbenin ofendime dhe kërcënime, duke rritur frikën për një luftë.
Por pas një seri përpjekjesh diplomatike, tensionet u sheshuan dhe tani dy liderët pritet të hyjnë në histori.Mëngjesin e së hënës, presidenti Donald Trump u shpreh i bindur se takimi me Kim do të jetë pozitiv.Ndërsa sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo insistoi se qëllimi i palës amerikane në këtë takim do të jetë çarmatosja bërthamore e Koresë së Veriut.
Sidoqoftë, regjimi i Penianit, që ka qenë i rezervuar për kërkesat e tij, ka deklaruar disa herë se nuk do të pranojë vetëm veprime të njëanshme, përgatiti Express. (b.an)