Një fotografi u bë virale ditën e djeshme ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një arkivol prej xhami.
Kjo rriti dyshimet për vdekjen e liderit koreano verior, por mediat britanike, bazuar tek ngjashmëria e arkivolit dhe luleve që e rrethojnë thonë se personi është babai i Kim Jong Un.
Siç raporton britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër.
Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill.
Kim, i cili thuhet se është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.
Më parë, e përditshmja “Daily NK” me bazë në Korenë e Veriut raportoi se Kim kishte bërë një ndërhyrje në sistemin kardiovaskular më 12 prill, e shkaktuar nga duhanpirja, obeziteti dhe lodhja e tepërt nga puna.
Nëse konfirmohet vdekja e Kim Jong-un, motra e tij, Kim Yo-jong është ndër të vetmet politikane që mund të jetë e gatshme dhe e duhura për të marrë pushtetin.
/a.r