• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kim Jong-un gati për shkëmbime me OKB, por e quan Trumpin sërish një “plak matuf”

by Java News
10/12/2017 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koreja e Veriut gati për shkëmbime me OKB.

Lajmi u dha në fund të vizitës në vendin komunist të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Mbetet të shihet nëse ky është vetëm një gjest i bukur përshëndetjeje me rastin e vizitës së përfaqësuesit nga SHBA-ja.

Jeffrey Feltman, nёnsekretari i pёrgjithshёm i OKB-sё u takua me ministrin e Jashtёm tё Koresё se Veriut Ri Young-Ho

Pas vizitës pesë ditore të zëvendëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Jeffe Feltman në vendin e izoluar, agjencia zyrtare e lajmeve KCNA njoftoi se Penjani është i gatshëm të ruajë kontaktin me Kombet e Bashkuara „nëpërmjet vizitave në nivele të ndryshme”. Sipas KCNA, Feldman ka shprehur gadishmërinë të ndikojë për një qetësim të gjendjes në gadishullin korean.

Gjithashtu ai ka pranuar se sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut kanë pasur një ndikim negativ ndaj situatës humanitare në këtë vend. Feltman u takua mes të tjerëve me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho. Mbeti e pasqaruar nëse Feltman u takua edhe me sundimtarin Kim Jong Un. Feltman nuk dha asnjë sqarim për bisedat e tij në Phenian. Një përfaqësues i një rangu të tillë e ka vizituar Korenë e Veriut për herë të fundit në vitin 2010.

Kim e quan Trump-in sërisht një “plak të matufepsur”

Në bisedat me Feltman-in Penjani ka ripërsëritur akuzat kundër SHBA-së. „Politika armiqësore e SHBA-së” dhe „presionet bërthamore” nga qeveria e Presidentit amerikan Donald Trump janë shkaku për tensionet masive në gadishullin korean, thuhet në njoftimin e KCNA-së. Sundimtari Kim e sulmoi sërish personalisht Trumpin.

Ai e quajti presidentin amerikan 71-vjeçar si një „plak të matufepsur” në lidhje me vendimin e tij për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Presidenti amerikan nga ana tjetër e kishte cilësuar më parë sundimtarin koreanoverior disa herë si “një „burrë të vogël raketë”.

Armët atomike dhe testet testet bërthamore të Koresë së Veriut kanë shkaktuar shqetësim ndërkombëtar. Pas testit të fundit bërthamor, Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh javën e kaluar në një seancë urgjente, por nuk vendosi  “ashpërsimin e masave ndëshkuese”.

Koreja e Veriut testoi  në fund të nëntorit një raketë ndërkontinentale të tipit Hwasong 15. I gjithë territori i SHBA-së është në këtë mënyrë në distancë të arritshme të raketave koreanoveriore, njoftoi Phenjini në përfundim të testit.

Next Post
Barcelona me disa mungesa sot kundër Villarrealit

Barcelona me disa mungesa sot kundër Villarrealit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

PD, akuza nënkryetares së Gjykatës: Ka urdhëruar të mos u jepet avokatëve lista e protestuesve të arrestuar

October 19, 2026
Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

Parisi shpall shtetrrethimin nga ora 23:00 deri në 06:00 në zona të caktuara

October 19, 2026
Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com