Khaleesi kundër “Game of Thrones”: Skenat e seksit janë të tepërta
“Game of Thrones” e ka kthyer zhveshjen në një markë fabrike, por tani Emilia Clarke (që interpreton Khaleesin) është penduar që ka xhiruar skena pa rroba dhe ka akuzuar serialin që i përdor skenat e seksit për të rritur audiencën.
“Duhet të jetë më – ka thënë aktorja për Daily Mail – Nuk i kupotoj skenat. Pjesa më e madhe bëhet për të tërhequr publikun”.
“Nuk dua të më përplaset seksi në fytyrë, gjithnjë kam menduar që po ta lësh imagjinatën të hyjë në punë është më tërheëse”, vazhdoi aktorja që pasi ka bërë disa foto topless dy vite më parë, vendosi të mos zhvishej më.













