• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KGB, Trump dhe Shqipëria

by Eduard Zaloshnja
17/07/2018 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gazetat bulevardeske amerikane kanë vite që publikojnë teori konspirative nga më të habitshmet, rreth Donald Trumpit. Por mediat serioze nuk u kanë bërë jehonë atyre. Ato kanë bërë raportime investigative, për aspekte të dyshimta të bizneseve të Trumpit apo të lidhjeve që kanë patur njerëzit rreth tij me Rusinë, pa i “qepur” së bashku, për të hedhur në qarkullim një teori konspirative.

Sidoqoftë, në prag të takimit Putin-Trump, revista New York Magazine (e cila ka fituar disa çmime kombëtare për artikujt e saj), bëri përpjekjen e parë për të lidhur të gjitha raportimet investigative mbi Trumpin në një teori konspirative, sipas së cilës ekziston një probabilitet 10%-20%, që KGB-ja dhe pasardhësja e saj FSB-ja, të kenë patur diçka në dorë, me të cilën mund ta shantazhojnë sot Trumpin. (Artikulli është shumë i gjatë dhe të plotë mund ta lexoni në linkun http://nymag.com/daily/intelligencer/2018/07/trump-putin-russia-collusion.html ).

Deri në vitin 1987, shkruan analisti i New York Magazine, Jonathan Chait, nuk ishte regjistruar ndonjë prirje e Trumpit për politikën. Deri atëherë, ai njihej si një biznesmen ambicioz nga lagjja periferike njujorkeze, Queens, i cili donte të futej në elitën e lagjes qendrore, Manhattan.  Në vitin 1987, ai u ftua nga zyrtarët rusë, për të ndërtuar një hotel të madh në Moskë. Fill pas vizitës në Moskë, Trumpi pagoi për një reklamë që zinte të gjithë faqen kryesore të gazetës New York Times, në të cilën i bënte thirrje SHBA-së të mbyllte bazat ushtarake në Japoni, me argumentin se Japonia po përfitonte nga mbrojtja amerikane, ndërkohë që kishte një suficit tregtar me SHBA-në.

Në atë kohë, KGB-ja e kishte strategji që të joshte ose shantazhonte politikanë / intelektualë / biznesmenë perëndimorë, me synimin që ata të mbillnin përçarje e përplasje në vendet e tyre, si dhe përplasje mes SHBA-së dhe aleatëve të saj. Një tërheqje e trupave amerikane nga Japonia, do të përbënte përparësi strategjike për Rusinë, në bregun e saj lindor.

Deri në vitin 1992, Trumpi nuk kishte shfaqur ndonjë ambicie për t’u bërë president i SHBA-së, por pas fitores së Bill Clintonit, ai filloi të hidhte tullumbace mediatike, për një garë të mundshme të tij brenda Partisë Demokrate. Këto tullumbace përkojnë me kohën kur kompania e Trumpit ishte në prag të falimentimit dhe bankat amerikane nuk po i jepnin më kredi. Dhe kush e shpëtoi atë në një çast të tillë të vështirë? Filiale të bankave ruse, si dhe klientë rusë, që i blinin apartamentet luksoze të pashitura…

“Rusët kanë blerë shumicën e ndërtimeve tona”, mburrej djali i madh i Trumpit në vitin 2008. “Ne nuk kemi nevojë për bankat amerikane; e sigurojmë financimin që na duhet të gjithin, nga Rusia”, – mburrej djali i vogël i Trumpit ,në vitin 2014.

Një nga metodat e KGB-së (dhe pasardhëses së saj FSB-së), për të siguruar informacione kompromentuese ndaj vizitorëve të rëndësishëm në Moskë, ka qenë vënia e kamerave të fshehta në dhomat e hoteleve luksozë. Në vitin 2013, Trumpi shkoi në Moskë, për zhvillimin e një konkursi botëror bukurie. Sipas zërave që kanë qarkulluar në media, FSB-ja ka regjistruar disa skena perverse orgjie të tij në një hotel të Moskës, në të njëjtin krevat ku kishte fjetur më parë Obama (të cilin Trumpi e urren, qysh kur Obama e talli publikisht, në kohën kur ky i fundit ishte president).

Trumpi i ka mohuar kategorikisht këto zëra, duke thënë se kishte ndenjur në dhomën e atij hoteli vetëm pesë minuta, sa për t’u ndërruar. Por më vonë, gazetarët investigativë, Michael Isikoff dhe David Corn, zbuluan se, në fakt, Trumpi kishte ndenjur një natë në atë hotel, jo thjesht 5 minuta.

Përveç vizitave të Trumpit në Moskë, artikulli i gjatë i New York Magazine analizon edhe lidhjet e shumta të njerëzve rrotull Trumpit, me Rusinë. Ndër to bie më shumë në sy drejtuesi i fushatës presidenciale të Trumpit, Paul Manafort, i cili është aktualisht në burg (i akuzuar për transferime ilegale parash nga Rusia).

Para se të drejtonte fushatën e Trumpit, Manaforti kishte punuar në Ukrainë për ish-presidentin pro-rus, Janukoviç, i paguar nga oligarku më i afërt me Putinin, Oleg Deripaska. Në Kiev, bashkëpunëtori më i afërt i Manafortit ishte një ish-punonjës i KGB-së, i cili kishte kaluar në sektorin e organizatave joqeveritare. Sipas një akt-padie të prokurorit special Mueller, ky person vazhdon të jetë edhe sot një agjent i kamufluar i FSB-së.

Ditët e fundit, zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, publikoi një akt-padi ku akuzohen 12 agjentë të shërbimeve sekrete ruse dhe tri organizatave nën hyqmin e tyre, se kanë bërë një ofensivë të maskuar kibernetike në favor të Trumpit (e në dëm të Hillary Clintonit), në zgjedhjet presidenciale. Kjo është provë e qartë sipas artikullit të New York Magazine, se Puntini ishte më se i interesuar që Trumpi të shkonte në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë, qëndrimet e Trumpit ndaj Gjermanisë (si dikur ndaj Japonisë), i vijnë shumë për shtat trashëgimtarit të KGB-së.

Tani mbetet të shihet se, çfarë do të ndodhë pas takimit kokë më kokë mes Putinit dhe Trumpit. A do ta vazhdojë Trumpi politikën konfliktuale në Europë (që i vjen për shtat Putinit)? A do ta njohë ai aneksimin e Krimesë nga Rusia? Dhe ç’është më e rëndësishme për ne shqiptarët, a do të tërhiqet SHBA-ja nga Ballkani?

Politika e pothuaj e shpallur e Putinit për Ballkanin, është ajo e kthimit të zonave të vjetra të influencës në Gadishull. Gjegjësisht, influencës austriake në vendet me shumicë katolike, influencës ruse në vendet me shumicë ortodokse dhe influencës turke në vendet me shumicë myslimane.

Një pengesë për këtë objektiv afatgjatë të Putin-it, është prania ushtarake dhe politike e SHBA-së në Ballkan. Në qoftë se Trumpi e ka ndarë mendjen për t’u tërhequr eventualisht nga Ballkani, shenjat e para do të duken nëse fillon reduktimi gradual i forcave amerikane, sidomos në bazën Bondsteel në Ferizaj – më të madhen bazë amerikane në Ballkan…

/afp.al

Next Post
Ekzekutimi i çiftit në Shkodër, policia gjen prova në makinën e djegur

Vrasja e çiftit në Shkodër, rrëqeth motra e Silvit: Nëse ka Zot, të hakmerret ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

October 23, 2026
SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

SHBA gjobit Air France dhe KLM për fluturime në hapësirën ajrore të ndaluar të Irakut

October 23, 2026
“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

“Masa shtesë për ta parandaluar”- Ministri Demo mesazh nga Italia: Liria e protestës është e drejtë kushtetuese, por dhuna nuk justifikohet!

October 23, 2026
Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

Të shtënat vdekjeprurëse pranë Parisit, autoritetet: Ngjarje terroriste

October 23, 2026
Zbulohet “bunkeri” i drogës në Maliq

Ktheu magazinën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptari në Itali! Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi, vlera 1 milionë euro

October 23, 2026
Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

Momentet kur shembet një ndërtesë shumëkatëshe në Kenia, frikë për persona të bllokuar nën rrënoja (VIDEO)

October 23, 2026
Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

Shuhet në moshën 74-vjeçare shkrimtari i njohur japonez, Ryu Murakami!

October 23, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

October 23, 2026
Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

Dy ish-zyrtarë të FBI-së akuzohen për deklarata të rreme rreth hetimit për laptopin e Hunter Biden

October 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Revolucioni që fsheh “heronjtë” e vet

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In