• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

KFOR: Veriu i Kosovës i qetë, jemi këtu për të mbrojtur qytetarët

by A R
04/08/2018 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të shtunën se janë duke kryer detyrat e tyre normale nën mandatin e përcaktuar me Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk ka kurrfarë bllokade në liqenin e Gazivodës (Ujmanit) dhe KFOR-i nuk ka vënë nën kontroll as liqenin e as ndonjë stacion hidroelektrik.

Situata është e qetë dhe nën kontroll. KFOR-i është këtu për të mbrojtur të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në një postim të forcave paqeruajtëse në rrjetin social twitter.

Automjete ushtarake të KFOR-it u panë të shtunën në afërsi të liqenit të Gazivodës, që shtrihet përgjatë kufirit verior të Kosovës me Serbinë në rajonin e Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Ky liqen vlerësohet me rëndësi thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, pos tjerash për faktin se Termocentralet e Kosovës varen nga furnizimi me ujë prej tij.

Ditëve të fundit emri i liqenit është përmendur në kuadër të shqetësimeve për tensione të reja në veriun e Kosovës, që përkuan me afatin e dorëzimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pohimet se serbët e veriut të Kosovës mund të ndërmarrin veprime për shpalljen e njëanshme të autonomisë së tyre.

Përfaqësues të kishës ortodokse serbe në Kosovë thanë se mund të ketë një marrëveshje të fshehtë për të nxitur trazira të dhunshme në veriun e Kosovës dhe kjo të shfrytëzohej pastaj, për siç thuhet, krijimin e vijave ndarëse në baza etnike si një akt i kryer.

Të premten kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mblodhi Këshillin Kombëtar të Sigurisë në takimin e të cilit u shtimi i shkallës së gatishmërisë së institucioneve të rendit. Kryeministri siguroi pjesëtarët e komunitetit serb se Kosova është duke përmbushur detyrimet kundrejt marrëveshjeve të arritura ne Bruksel ndërsa paralajmëroi ndaj çdo veprimi të njëanshëm.

Bashkimi Evropian bëri thirrje për përmbajtje të palëve nga tensionet, ndërsa theksoi se do të hedh në takimin e radhës të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili tashmë është hartuar nga një ekip i veçantë i krijuar nga qeveria e Kosovës.

Të shtunën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përfundojnë punën në hartimin e projekt-statutit të asociacionit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve, institucioneve dhe palëve të përfshira në këtë proces, që të përmbahen nga çdo lloj provokimi dhe të ruajnë qetësinë në një kohë shumë të rëndësishme për vendin.

Në Beograd, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, mblodhi Këshillin e Sigurisë dhe u takua me shefin e Kishës Ortodokse serbe, patriarkun Irinej dhe pas këtyre takimeve tha se “veprimtaria e agjenturave” në dhjetë ditët e fundit e solli Serbinë në situatë që të mbrohet nga “thashethemet”

“Dhe tani a duhet të jemi të lumtur? Do të duhej të ishim të lumtur që ka ndodhur diçka, siç është formimi i bashkësisë së komunave serbe dhe jo që sot nuk na goditën. Gjatë ditëve të kaluara kishim veprimet e shumë qendrave të jashtme sipas të cilave diçka e tmerrshme po zihet, se si kriminelët e tmerrshëm nga Beogradi me disa kriminelë më të vegjël në Prishtinë, diçka po përgatisin”, tha presidenti serb, duke ju referuar posaçërisht shqetësimeve të ngritura nga përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Një ditë më parë ai u drejtoi një letër të hapur serbëve të Kosovës duke kërkuar që siç thuhet, të shmangin çdo veprim që mund të shërbente si shkas për veprime kundër tyre.

Serbia vazhdon të kundërshtojë ashpër pavarësinë e Kosovës, por të dyja palët janë përfshirë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve, që është kusht për integrimin në Bashkimin Evropian. Bisedimet pritet të rifillojnë në shtator dhe do të duhej të çonin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve. Por, është e paqartë se si do të duket ajo marrëveshje dhe palët kanë hedhur idetë për ndarjen tokësore të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, veriun e Kosovës – Serbisë në shkëmbim për luginën e Preshevës.

Asnjëherë deri tash këto çështje nuk janë shtruar zyrtarisht në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtarë deri vonë ishte i prerë në qëndrimet se nuk mund të ketë ndryshim kufijsh për shkak të efektit “domino” në rajonin që kishte përjetuar luftëra të përgjakshme në fund të shekullit të kaluar./VOA/a.m.

Next Post
Plan për dasëm? ja si përgjigjet Eva Murati

Plan për dasëm? ja si përgjigjet Eva Murati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

“Qetësohen” zjarret në Francë/ Kthehen në banesa 200 mijë persona të zhvendosur

August 1, 2026
Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

Zjarr i madh në Lezhë, rrezikohen banesat! Temperaturat e larta dhe era e fortë favorizojnë flakët

August 1, 2026
Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar

Aksident në një subjekt privat minerar në Bulqizë/ Minatori mbetet i bllokuar

August 1, 2026
“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s

“Uniteti i UEFA-s bëri diferencën”, Duka flet pasi Infantino u tërhoq nga plani për privatizimin e garave të FIFA-s

August 1, 2026
Temperaturat në rritje, zjarrfikësit: Kujdes maksimal me bombolat e gazit

Temperaturat në rritje, zjarrfikësit: Kujdes maksimal me bombolat e gazit

August 1, 2026

Protesta si shpresa e fundit në një vend të bllokuar!

August 1, 2026
Trump lëshon paralajmërimin e fortë për Iranin: Nëse më eliminojnë, përgjigjja do të jetë e paparë

Corriere della Sera: Çarmatosja e Hamasit dhe metoda e njoftimeve boshe! 80% e amerikanëve nuk e besojnë më Trump

August 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

Tensionet në Lindjen e Mesme rriten, ambasada e SHBA-së u kërkon amerikanëve të rishikojnë udhëtimet në rajon

August 1, 2026
Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

Zbardhet plani i madh për Gazën, 15 pika për fundin e luftimeve, çarmatimin e Hamasit dhe administrimin e ri të territorit

August 1, 2026
Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

Alarm në Karaburun, sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë!

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com