• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë vajzat më të pasura shqiptare, që jetojnë jashtë vendit (GALERI)

by A R
13/08/2017 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të bukura, të lira, vijnë nga familje të pasura. Këto janë vajzat më të ndjekura shqiptare në Instagram, të cilat jetojnë jashtë vendit për arsye studimi apo pune, dhe që Shqipërisë i rikthehen për pushime ekstravagante në Jug.

Ato bien më shumë në sy këtë verë me pushimet e tyre superluksoze, veshjet dhe aksesorët e shtrenjtë dhe linjat superelegante. Janë më shumë se katër, por kemi përzgjedhur për këtë shkrim katër prej tyre, duke qenë se janë më aktivet në rrjetet sociale në këtë stinë të nxehtë.

E para quhet Erisa Kaçupi, e dashura gjithë stil e regjisorit Iv Tase, nipit të showman-it të njohur, Ardit Gjebrea. Ajo ndjek studimet në Angli, ndërkohë që është bashkuar me partnerin e saj për të shijuar në maksimum pushimet në plazhet e Jugut.
Erisa-Kaçupi
Erisa është e bija e Skënder Kaçupit, dekanit të Fakultetit Juridik të Tiranës. Edhe pse nuk është pjesë e showbiz-it, ajo është përfolur edhe më parë për jetën superluksoze të mundësuar nga i ati.

Për të vazhduar me Megi Ndokajn, modelen dhe ish-balerinën e programit “E diela shqiptare”. Prej kohësh ajo është zhvendosur në New York, për të bashkëpunuar me një kompani kërcimi, një e ardhme e mundësuar nga prindërit e saj. Megi është vajza e vetme dhe e llastuar e Roberta Mones, koreografes dhe pedagoges së njohur të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe ish-deputetit të njohur, Jak Ndokaj.
Megi-Ndokajn

Një tjetër vajzë e bukur që bën përshtypje me jetën e luksit dhe fotot që poston në Instagram është “Miss Shqipëria 2012”, Kleoniki Delijorgji, vajza e biznesmenit Mihal Delijorgji. Niki tashmë i është përkushtuar modës, dhe po e zhvillon karrierën e saj mes Italisë, Francës dhe Anglisë. Edhe Niki kthehet në Shqipëri për ndonjë pushim të shkurtër, pasi siç e ka shprehur edhe vetë në media, të ardhmen e saj e sheh vetëm jashtë Shqipërisë.
Capture-13

Adela Lami është një tjetër vajzë, pjesë e artit, e cila ndodhet në Shqipëri vetëm për të pushuar në plazhet e Jugut, pasi ajo tashmë është vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për karrierë ndërkombëtare si balerinë. Ajo tashmë ka një kontratë me kompaninë “Ajkun Ballet Theatre” në Nju Jork, ndërkohë që njihet si biondja që ka nisur karrierën shumë herët në Akademinë e Yjeve për të qenë më pas një nga solistes e Teatrit të Operës dhe Baletit.
m333
Për shkak të angazhimeve me këtë kompani, asaj i duhet të udhëtojë shumë.

Fotot nga udhëtimet e saj të shpeshta anembanë botës në rrjetet sociale e kanë bërë të njohur, për faktin se ajo bie në sy për luksin dhe stilin e jetës, që do ta ëndërronte çdo artiste. Edhe Adela është një nga vajzat që ka lindur me këmishë, pasi ajo është fëmija i vetëm i një ndërtuesi të pasur, emrin e të cilin ka preferuar të mos e bëjë publik. /Panorama/b.d

Next Post
“Rezultatet” e Marrëveshjes së Ohrit, 16 vjet pas

“Rezultatet” e Marrëveshjes së Ohrit, 16 vjet pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shi e dëborë, e enjte me mot të paqëndrueshëm, çfarë ndodh me temperaturat

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 15, 2026
“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

“Po rrëzon tarracën e pallatit”, Braçe denoncon qytetarin: Ujësjellësi t’i ndërpresë ujin dhe ta verifikojë

February 15, 2026
Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

Deklarata që ndez alarmin, Orban paralajmëron se Europa po shkon drejt luftës

February 15, 2026
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

February 15, 2026
Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

February 15, 2026
Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

Dëshmia tronditëse e një prej të mbijetuarave të Epstein: Filloi të më prekte me forcë

February 15, 2026
Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

Përdhunuesi i 14-vjeçares para gjykatës angleze: Mos më ekstradoni në Shqipëri, vuaj nga depresioni

February 15, 2026
U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

U shfaq në videon e Trump si majmun, Barack Obama thyen heshtjen

February 15, 2026
Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

Shembet muri pritës në aksin Maliq–Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi

February 15, 2026
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In