• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanceri pediatrik, rreth 100 raste të reja në vit/ Mjekët: Tumoret kapen vonë, ka nevojë për ndërgjegjësim

by E B
15/02/2026 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit kanceri prek rreth  90-100 fëmijë të moshës 0-14 vjeç ku format më të shpeshta janë leucemia akute me 30% të rasteve dhe më pas tumoret e kokës. Duke qenë sëmundje që kanë normë të lartë të vdekshmërisë mjekët thonë se kapja e hershme e shenjave është gati një sfidë pasi shpesh ato nuk vlerësohen në kohë dhe fëmijët vijnë në stade të avancuara.

“Duke neglizuar ose duke shtyrë në kohë me idenë se je para një viroze , para një infeksioni, mund ta shtyjnë dhe të jenë pak të vëmendshëm dhe ndërkohë kur vijnë e paraqiten te ne sëmundja ka avancuara në stad të fundit. Nëse je përpara këtyre shenjave të cilat zgjasin në kohë si temperature, zbehje, bark I fryrë, rritje e mëlçisë dhe shpretkës apo gjëndrave limfatike atëherë duhet patjetër të adresohet tek pediatri e më pas me urgjencë tek ne”, u shpreh Prof.Asc. Mirela Xhafa – Onkohematologe pediatre, QSUT.

Profesoresha e asociuar, Mirela Xhafa thotë se tek moshat 0-3 vjeç faktorë kryesor ndikues të tumoreve lidhet fort me stilin e jetesës së nënës.

“Kryesisht shkaktari I këtyre patologjive në këto mosha janë dëmtimet që në embriogjeneze, pra gjatë kohës që fëmija është në barkun e nënës , jo në kuptimin e trashëgimisë por në atë të formimit të organeve dhe të strukturave gjatë kohës që fëmija është embrion ose fetus .Këtu ndikojnë drograt e ndryshme që përdorin, duhanpirja, patologji të ndryshme shoqëruese të nënës, medikamentet që ajo merr apo edhe ekzaminimet radilogjike që ajo bën gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.

Sot  nuk ka një regjistër të saktë për tumoret pediatrike dhe për këtë po punohet.  Ndonëse protokollet janë përditësuar, shumë familje zgjedhin t’i trajtojnë jashtë fëmijët e tyre duke e bërë planifikimin e furnizimit me medikamente të vështirë.

”Përgjithësisht vijnë dhe paraqiten këtu dhe një pjesë mundet të marrin informacione dhe nëse shfaqet një shenjë apo një simptomë dhe shkojnë te mjeku imazherist, marrin informacion që siku është një masë tumorale në organizëm dhe menjëherë nisen jashtë dhe mundet që këto rrjedhje të këtyre rasteve të mos kapen nga ne , ndërkohë që pjesa dërmuese e rasteve paraqiten tek ne. Nuk mundet dot të parashikosh që ky fëmijë diagnostikohet dhe ikën apo do të qëndrojë. Rastet janë të ndryshme“, theksoi Xhafa.

Disa fëmijë ja dalin, disa të tjerë jo për fat të keq. Kjo zile e kambanës në klinikën e onkohematoliogjisë njofton fundin e periudhës dritare të monitorimit që nga kimioterapia e fundit që fëmija ka bërë e që zgjat plot 5 vite. Ky është momenti i triumfit të përbashkët ku mjekë dhe familjarë gëzojnë të përlotur sfidën e kapërcimit të një sëmundje tepër të rëndë me shpresën për të mos u rikthyer më.

Next Post
I riu përplas me makinë të miturën në Ballsh, 7-vjeçarja dërgohet në spital

Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I kemi dëgjuar më shumë se kushdo”- Rama: “Profesori i dhunës” ideologjizoi një grup Antifa, ky është një revolucion imagjinar!

“Shkalla e meritës”, Rama dhe Pirdeni prezantojnë planin e ri të vlerësimit në administratë

November 2, 2026
Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

Sulmet ajrore në Myanmar, të paktën 15 civilë të vrarë, mes tyre një foshnjë

November 2, 2026
Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik që i mori jetën gruas shkodrane (VIDEO)

November 2, 2026
Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

Do bashkohen me opozitën? The Guardian: Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun!

November 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Nëntor 2026

November 2, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

November 2, 2026
NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

November 2, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Valsi i fundit i Orban me Vuçiç, po me Ramën çfarë do të ndodhë?

November 2, 2026
Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

Dy ndryshime të reja për pensionet në Shqipëri duke filluar nga 1 janari 2027

November 2, 2026
Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

Analiza/ Beteja për Kongresin, test për Trumpin

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In