• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këto janë ushqimet që ju heqin stresin nga puna

by Java News
26/06/2016 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi të fundit italian, një në katër njerëz janë të stresuar prej punës që bëjnë. Por në qoftë se në frontin e punës nuk është gjithmonë e mundur për të ndërhyrë direkt, ju mund të bëni diçka vetë. Për shembull, t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Më poshtë do të njiheni me ushqimet e cilësuara antistres

fotoNë Europë, një në katër persona vuan nga stresi për shkak të punës. Kjo e dhënë është zbuluar nga një studim i fundit italian. Kostoja për të luftuar këtë problem është rreth 25 miliardë euro. Por në qoftë se në frontin e punës nuk është gjithmonë e mundur për të ndërhyrë direkt, ju mund të bëni diçka vet. Për shembull t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. “Nga pikëpamja ushqyese mund të ndërhyhet dhe mund të përfitohen rezultate të shkëlqyera”, shpjegon mjekja Michela Barichella, njëkohësisht dhe specialiste në shkencën e ushqyerjes në një klinikë italiane. Është e nevojshme të mbështeteni te antioksidantët ose tek ushqimet që luftojnë radikalet e lira. Te frutat dhe perimet me shumë ngjyrë. Dhe jo vetëm kaq, lajme të mira ka edhe për ata që adhurojnë çokollatën. Më poshtë do të njiheni me të gjitha ushqimet të ashtu cilësuara antistres.

Qumështi

Sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, fosfolipidet e gjendura te qumështi kanë aftësinë për të reaguar në mënyrë pozitive te humori, te funksionet njohëse dhe ndaj përgjigjes së stresit.

Çokollata

Në Shtetet e Bashkuara është treguar se 40 gramë çokollatë e errët çdo ditë për rreth dy javë reduktojnë nivelet e hormonit të stresit te personat më të prekur nga ai. Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Adelaide, në Australi, ka konkluduar se çokollata e errët funksionon më shumë sesa ilaçet qetësuese të zakonshme në uljen e tensionit.

Vera

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Madridit, një gotë verë e kuqe në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe të stresit. Vera ka një funksion antiradikal, antiinflamator, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.

Fistikët

Fistikët ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gjakut, ndërsa këto fruta të thata mbajnë nën kontroll si stresin e përditshëm ashtu edhe kolesterolin. Këtë e konfirmon një studim i ri i Universitetit të Pensilvanisë, i publikuar në revistën “Hypertension”.

Arrat

Një studim i publikuar në “Journal of the American College of Nutrition” tregon se një dietë e përditshme e pasur me arra mund të ndihmojë trupin në formimin e efekteve biologjike të lidhura me stresin. Mjaftojnë disa kokrra arre në ditë, ndoshta në mëngjes.

Limoni

foto2Ai përmban sasi të mëdha antioksidantësh, si vitaminë C dhe antokianosid, në gjendje për të pastruar dhe mbrojtur qelizat e mëlçisë, duke favorizuar rigjenerimin. Për pastrim dhe detoksifikim, do të ishte mirë të pinit pak lëng limoni në mëngjes me stomakun bosh.

Thjerrëzat

Thjerrëzat përmbajnë fibra që stimulojnë ndjesinë e ngopjes, magnezin që ka një efekt relaksues dhe kalcium, që redukton ankthin. Gatuajini tri katër herë në javë, sepse ato kontribuojnë për detoksifikimin e organizmit, duke eliminuar edhe toksinat e shkaktuara nga stresi. Një porcion ekuivalent është katër lugë gjelle thjerrëza të thata.

Lakër me ngjyrë violë

Të gjitha frutat dhe vegjetalet ngjyrë violetë përmbajnë antokianinë që ju mbron kundër sëmundjeve kardiovaskulare, duke përmirësuar qartësinë mendore, neutralizuar stresin, ndërsa janë të dobishme edhe për të parandaluar kancerin.

Çajet

Përveç kamomilit, përdorni barna të tilla si lulet e portokallit dhe jargavanit. Çajet kanë veti të mëdha qetësuese.

Kosi

Kosi rigjeneron florën e zorrëve, ndërsa favorizon prodhimin e serotoninës, humorit të mirë. Për të përfituar vetitë e tij të plota, mjaftojnë 125 gramë kos natyral në ditë./shqip/a.k

Next Post

"Sunday Express": Shqipëria, vendi magjepsës që konkurron çdo shtet në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës

March 12, 2026
Trump i jep ultimatum 10-ditor Iranit: Gjëra të këqija do të ndodhin nëse nuk arrijmë një marrëveshje

Rritja e çmimit të naftës, Trump: SHBA-të përfitojnë shumë para nga kjo krizë

March 12, 2026
Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In