Këto janë dy shenjat më me fat për sot, 25 tetor 2018
Akrepi
Do t’iu duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme në vendin e punës, ndaj nuk duhet të nxitoheni. Ky është një moment shumë i mirë për të bërë ndryshime thelbësore në stilin tuaj të jetës. Mbrëmja parashikohet të jetë mjaft pasionante.
Peshqit
Do të jeni shumë paqësor dhe kjo në sajë të rigjetjes së harmonisë dhe bashkëpunimit me partnerin/en. Kjo ditë favorizon ndjenjat dhe kohën e kaluar me njerëzit që doni, kështu që largoni çdo ankth nga vendi i punës. Intuita e mirë do ju vijë në ndihmë në zgjidhjen e të papriturave të vogla.
a.ç